Aplikimet për investime në agroturizëm kanë 10 ditë afat për lejen e ndërtimit, sipas udhëzimit - Business Magazine Albania

Aplikimet për investime në agroturizëm kanë 10 ditë afat për lejen e ndërtimit, sipas udhëzimit

agroturizëm

Sipërmarrjet që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur për t’u mbështetur me financim nga fondet e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në agroturizëm në rastin e ndërtimeve apo rikostruksioneve sipas legjislacionit në fuqi kanë edhe 10 ditë afat për të siguruar lejen përkatëse të ndërtimit në varesi të investimit.

Sipas udhëzimit leja duhet të sigurohet para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se data 30 Shtator 2021.

Mosdorëzimi i lejës së miratuar brenda këtij muaji përbën kriter skualifikues. Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës dhe dorëzimi i dokumentave përtej afatit të përcaktuar është kriter skualifikimi, me përjashtim të lejes së ndërtimit.

Masat që kërkojnë leje ndërtimi apo rikonstruksioni janë ato për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 – 10 dhoma dhe për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit ku financohet 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5- 10 milionë lekë për subjekt.

Lexoni: Agroturizëm Gjepali, oazi i traditës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0