Agroturizëm Gjepali, oazi i traditës - Business Magazine Albania

Agroturizëm Gjepali, oazi i traditës

Agroturizëm Gjepali është i vendosur buzë lumit Erzen, i rrethuar nga gjelbërimi në fshatin Gjepalaj të Shijakut. Ky është vendi ideal për yoga dhe për t’u qetësuar në terrenin e gjelbër përball restorantit. Në këtë hapësirë mbizotëron qetësia.

Kuzhina e restoranti është ideuar dhe mban firmën e Fundim Gjepalit. Nëpërmjet intuitës, dijes dhe eksperiencës ai ka sjell në tryezë të gjitha pjatat më fantastike dhe më me shije të familjes dhe të traditës së tyre.Recetat janë më moderne, ndërsa baza mbetet tradicionale.

Gjithçka në kuzhinë është e freskët, sezonale, që do të thotë, çdo stinë ka produktet e veta, duke iu përshtatur kohës dhe duke qëndruar te çmimet ekonomike. Produktet që përdoren në restorant janë 100 për qind prodhime të zonës.

Në Agroturizëm Gjepali 80 për qind e verërave që gjenden në kantinë, janë shqiptare, ndërsa 20 për qind janë të huaja dhe më të mirat.

Restoranti ka një etiketë të vetën, që e sugjeron shpesh dhe është sheshi i zi, një verë që përfaqëson zonën. Gjithashtu ka edhe një koleksion me raki dhe liker nga më të mirët që prodhohen në Shqipëri.

Vizitoni agroturizemgjepali.com për rezervime!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0