Aplikacioni Waze në ndihmë për të gjetur vendet më të afërta të parkimit - Business Magazine Albania

Aplikacioni Waze në ndihmë për të gjetur vendet më të afërta të parkimit


Aplikacioni Waze i Google që paraqet trafikun në kohë reale ka realizuar një bashkëpunim me firmën e të dhënave të transportit INRIX, sipas të cilës do të ndihmojë shoferët për të gjetur vendet më të afërta të parkingut me makinën e tyre.

Waze sapo prezantoi cilësinë “where to park”, e cila i sugjeron përdoruesve disa opsione për vendet më të afërta të parkingut. Në qoftë se përdoruesi nuk zgjedh opsionin e parë të sugjeruar nga aplikacioni, atëherë Waze ofron një opsion të dytë dhe e drejton shoferin për tek ai.

Flavia Sasaki Siqueira, kryetar i zhvillimeve të biznesit të Waze, tha se kompania do të integrojë informacionin e INRIX mbi vendet e parkingut në bazën e tyre e të dhënave për të përcaktuar me saktësi pozicionet e parkingut. INRIX përdor një numër të madh burimesh për të vlerësuar sasinë e vendeve të lira në një bllok parkimi.

“Kërkimi për një vend parkimi ndikon në kohën e takimeve dhe shton stres të panevojshëm në eksperiencën e shoferit, problem të cilin përditësimi i ri i Waze mund ta reduktojë” thotë Siqueira.

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0