“Anuga 2017” panairi që ofron mundësi bashkëpunimi për kompanitë e ushqimit - Business Magazine Albania

“Anuga 2017” panairi që ofron mundësi bashkëpunimi për kompanitë e ushqimit


Në datat 07-11 Tetor 2017, do të zhvillohet panairi i ushqimit “Anuga” i cili do të mbahet në Këln të Gjermanisë. Anuga, si platforma më e madhe dhe më e rëndësishme e biznesit për industrinë ushqimore ndërkombëtare, do të jetë përsëri pikë referimi për të gjitha panairet e tregtisë ushqimore në mbarë botën, në aspektin e cilësisë dhe sasisë.

Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë eventesh të rëndësishme që do të shoqërojnë panairin ku do të paraqesin ushqimet dhe pijet tipike të vendeve të tyre. “Anuga 2017” do të ofrojë informacione të shumta në ndihmë të kompanive dhe mundësi për ndarjen e ideve dhe bashkëpunime me kompani të sektorit ushqimor.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: http://www.anuga.com/

burimi: aida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0