Anjeza Kolami rrëfen sfidat e grave rurale - Business Magazine Albania

Anjeza Kolami rrëfen sfidat e grave rurale

Anjeza Kolami është punonjëse sociale në Tiranë. Prej tre vitesh është Kordinatore e projektit të fuqizimit të grave rurale. Me një eksperiencë të gjatë në kërkimin e të drejtave të grave ajo shprehet se “Të jesh grua është sfidë, por të jesh grua në zonat rurale ëshë dy herë sfidë”.

A paragjykohen ende gratë sipas vendit ku rriten? Koncepti Rural/Urban si vjen në vitet e fundit?

 Të jesh një person në zonat rurale do të thotë vetëm që ti jeton aty dhe nuk ka të bëjë me konceptim për jetën apo gjithçka tjetër. Është vetëm çështje demografie. Vendi ku jeton nuk është identifikues dhe qytetaria në fakt lidhet me zhvillimin akademik dhe rritjen nëpërmjet dijes.
Ndaj ky koncept është në tendativë për t’u shkrirë plotësisht.

Anjeza ju jeni  një grua rurale apo urbane si e shihni veten?

Unë jam lindur dhe rritur 20 vite në fshat dhe dua të them që cdo qytetar e koncepton veten si pjesë e zonave rurale, sepse prej tyre ne marrim kontributin më të madh atë tryezën të cilën e shohim të ofruar mbi tavolinat tona.

Pse keni zgjedhur që të merreni me fuqizimin e grave ruarale? Cilat janë problematikat e tyre?

Të flasësh për gruan rurale  nuk duhet të flasim vetëm në këtë muaj meqë cilësohet si muaji i tyre, por duhet të flasim gjatë gjithë vitit. Duhet ta shohim si një progres i cili sa vjen dhe rritet. Kjo lidhet faktin se sa ne bëjmë për t’i emancipuar këto të fundit. Gratë janë aktor kyç në mbajtjen e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së saj . Ndaj dhe është e nevojshme që fokusin ta kemi tek ato. Jemi në një luftë kundrjet varfërisë dhe na duhet ta shohim sa punojnë ato dhe sa vështirësi kanë për të siguruar ushqimin dhe mbajtjen e familjes. Jemi ndaluar gjerësisht në probelemet e tyre për t’i degjuar dhe për të gjetur një zgjidhje të dukshme.

Kur keni nisur të merreni me punën sociale dhe këto problematika?

Puna sociale ka një koncept vërtet shumë të gjerë dhe absolutisht që fokusi janë këto probleme, të cilat tregojnë se si funksionon komuniteti për mirë apo për keq. Ne kemi në fokus individin për ta përmirësuar me anë të punës sociale. Mundohemi që me komponentë të tjerë, të cilët janë pranë nesh t’ju vijmë në ndihmë atyre që kanë problematika të ndryshme.
E kemi parë këtë profesion si Agjent ndryshimi për fenomenet më të mëdha të shoqërisë.
Kemi të bëjmë me një profesion që nuk quhet “LUKS POR DOMOSDOSHMËRI”. Shoqëria jonë ende mbetet paragjykuese për një profesion të tillë, por ne vijojmë të bëjmë punën në terren.

Si e presin burrat kërkesën tuaj për të integruar gruan në zonat rurale?

Nëse do të përmirësosh shoqërinë nuk mund të përmirësosh vetëm gruan dhe vetëm burrin, por duhet të bashkëpunosh me të dyja gjinitë.
Ndaj pretendojmë liri dhe të drejta të barabarta kundrjet të dyja gjinive dhe jo kundrjet njërës gjini.
Të ndryshosh mentalitetin e një shoqërie, jo vetëm të këtij targeti që kemi ne, por edhe mentalitetin në tërësi është i veshtirë. Do të duhen dekada, por nuk mund të dorëzohemi se e shohim ngadalë ndryshimin.
E mbyll këtë me pjesëmarrjen e grave në aktivitete. Ato kanë rritur ndjeshëm afrimin e tyre në krahasim me vite më parë. Dikur as që perceptohej që një grua të ishte e spikatur në aktivtitete.

Cilat janë fshatrat ku punoni?
Kjo është një organizatë e cila funksionon në rang kombëtar, por që normalisht në kuadër të projektit ne përcaktojmë zonat e veprimit.
Jemi të përqëndruar në disa fshatra të Lushnjës ku ka më tëpër romë dhe egjiptianë. Jemi edhe në Fier edhe në Berat.
Shpesh na thonë që edhe në fshatra të tjerë duhet të shkojmë, por jemi përpjekur që të zgjedhim vendet ku romët janë më të shtrirë dhe jetojnë në këto zona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0