Amazon edhe në tregun e pajisjeve mjekësore, krijon një linjë ekskluzive - Business Magazine Albania

Amazon edhe në tregun e pajisjeve mjekësore, krijon një linjë ekskluzive


Amazon po ofron një linjë ekskluzive të pajisjeve mjekësore për të ndihmuar konsumatorët të menaxhojnë diabetin dhe hipertensionin, sipas CNBC. Brandi, i quajtur “Choice”, është zhvilluar nga kompania konsulente shëndetësore Arcadia Group. Zgjedhja fillimisht do të përfshijë pajisjen që mat presionin e gjakut dhe monitorët e glukozës me aplikacione mbështetëse mobile që ofrojnë ndjekjen e matjeve dhe lajmërimeve.

Lexoni: Amazon rrit pagat minimale të punonjësve, ndërkohë Bezos fiton 4 milionë dollarë në orë

  • Amazon tani ka linjat e produkteve për ta kthyer platformën e saj e-commerce në një one-stop-shop për pacientët me sëmundje kronike. Kombinuar me blerjen e farmacisë online PillPack dhe linjën e saj ekskluzive të produkteve të shëndetit (OTC) nga Amazon, gjiganti i tregtisë elektronike ka mundësinë për të sjellë mjete për menaxhimin e sëmundjeve dhe barnat drejtpërdrejt në dyert e pacientëve.
  • Amazon mund t’i integrojë pajisjet e reja me Alexa për ta bërë folësin e tij një ndihmës të fuqishëm për shëndetin personal. Amazon është duke zhvilluar aftësitë Alexa që ndihmojnë pacientët me diabet të menaxhojnë shëndetin e tyre dhe po eksplorojnë mënyrën se si ta bëjnë në përputhje me HIPAA asistentin e zërit. Pra Amazon mund të lidhë një monitor të glukozës tek Alexa në mënyrë që pacientët me diabet të mbajnë nën kontroll mjekimin e tyre.
  • Linja e re e pajisjeve Amazon është treguesi më i fundit që po nxit farmacitë e shitjeve me pakicë të vijnë online. Amazon dhe Choice patën një synim të qartë në lidhje me këtë në deklaratën e tyre për shtyp: “kjo markë është e pozicionuar për të ofruar vlerë të jashtëzakonshme kundrejt asaj që është e disponueshme në dyqanet tradicionale të farmacisë me pakicë … konsumatorët nuk kanë më nevojë të shkojnë në një dyqan fizik për të bërë blerjen e pasjisjes së tyre mjekësore.” Dhe një studim joformal i Business Insider Intelligence zbuloi se më shumë se gjysma e konsumatorëve amerikanë do të hiqnin dorë nga farmacitë e tyre të tanishme për Amazon.

Lexoni: Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera

Por Amazon do të duhet të përqëndrohet në ndërtimin e besimit të konsumatorit nëse planifikon të përdorë produktet e reja shëndetësore. Mesatarisht, më shumë se një e treta e konsumatorëve “nuk janë aspak të kënaqur” të ndajnë informacione si parametrat jetësore personale dhe rekordet e recetës së tyre me Amazon në këmbim të shërbimeve të saj, përfundim ky i nxjerrë nga një sondazh në Maj të 2018.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0