All-in-One Z240 i Asus ia kalon iMac-ëve të Apple

All-in-One Z240 i Asus ia kalon iMac-ëve të Apple


Kompjuteri All-in-One Z240 përfaqëson përpjekjet e Asus për të konkurruar me iMac-ët e Apple dhe në një farë mënyre ia ka arritur. Ky kompjuter ka harduer më të mirë, teknologji më të avancuara dhe mundësisht materiale më cilësore ndërtimi.

Teknologjitë e avancuara janë ekrani me prekje prej 10 pikash, një kamerë Intel RealSense, e cila ofron mbështetje edhe për Windows Hello si dhe një grup mikrofonësh të cilët tregojnë më të mirën e Cortana.

AiO Z240 sipas Asus është një desktop i fuqishëm dedikuar profesionistëve. Ekrani i tij ofron ngjyra të sakta duke e bërë të lakmueshëm për fotografët dhe video editorët. Falë teknologjisë me prekje ky kompjuter mund të përdoret edhe në pikat e shitjeve. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ky kompjuter nuk është opsion i mirë përdorim familjar.

Ekrani prej 24 inç IPS “Ultra HD” ka një rezolucion prej 3840 x 2160 piksel me dendësi 185ppi. Hardueri i brendshëm fuqizohet nga proçesori Skylake katër bërthamësh Intel Core i7-6700T shoqëruar nga 16 GB DDR4 RAM.

Supriza vjen në fuqinë grafike të AiO Z240. Nvidia GeForce 960M me 4GB memorie është një nga kartat grafike më të mira në treg për laptopët. Së fundi, 1TB hardisk do të mjaftojë për një pjesë të madhe të përmbajtjeve tuaja.

Në pjesën e pasme gjenden 3 porta USB 3.1, një portë USB Type-C, dy porta HDMI dhe një fole për kartat microSD. Wi-Fi është po aty ndërsa tastiera e mausi janë pasuruar me teknologji wireless.

Nvidia GeForce 960M nuk është një kartë grafike ndërtuar për video lojërat por që një pjesë e tyre të madhe mund luhen në format HD pa ndonjë ngecje. Për nga performanca kjo kartë mund të krahasohet me Radeon R9 M395X që kushton afro 280 dollarë.

Më intrigues se asgjë është dizajni prej alumini i kompjuterit. Ngjason së tepërmi me një iMac jo vetëm në pamje por edhe në ndërtimin e brendshëm të harduerit duke mos lënë hapësira për ndërhyrje as në memorien RAM.

Varianti me ekran Full HD (1920 x1080p) dhe disk solid SSD i AiO Z240 do të jetë gjerësisht më i disponueshëm. Kostoja e tij fillon nga 1,899 dollarë për modelin 4K ndërsa modeli me ekran Full HD do të kushtojë 1099 dollarë.

Asus do të shesë edhe një model bazë me proçesor Intel Core i5, GeForce 950M dhe 8GB RAM për 999 dollarë.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0