ALISA DUDAJ, brandi i veshjeve në skenat ndërkombëtare të modës, shfaqet në Vogue - Business Magazine Albania

ALISA DUDAJ, brandi i veshjeve në skenat ndërkombëtare të modës, shfaqet në Vogue

Kur flasim për modën, markat e njohura ndërkombëtare shpesh vijnë në mendje si sinonime të stilit dhe elegancës. Por, brandet e reja po marrin një vëmendje të veçantë nga revistat e modës. Dhe për më tepër, mes tyre shohim emra shqiptarë. Alisa Dudaj, me brandin e saj ALISA DUDAJ, është prezantuar së fundi në Vogue, duke u renditur mes brandeve më të mira…

Ajo ka tërhequr vëmendjen me dizajnet e saj të veçanta dhe cilësinë e tekstilit. Nga përdorimi i motiveve tradicionale shqiptare në veshjet moderne deri tek prezantimi i koleksionit të saj më të ri në Javën e Modës në New York, Alisa Dudaj po shkëlqen si një simbol i kreativitetit dhe cilësisë. Ky artikull do të shqyrtojë jo vetëm suksesin e saj, por gjithashtu do të ndalemi në markat prestigjioze ndërkombëtare që po i japin formë dhe shkëlqim botës së modës, duke treguar se si çdo markë kontribuon në krijimin e një panorame globale të stilit dhe elegancës.

Vogue shkruan për ALISA DUDAJ: E themeluar në Tiranë, Shqipëri, Alisa Dudaj (alisadudaj.com) përdor motive tradicionale shqiptare për të krijuar veshje moderne të grave që imitojnë tendencat bashkëkohore. Çdo pjesë është krijuar me pëlhura luksoze dhe punuar me dorë nga femrat shqiptare. Alisa zbuloi koleksionin e saj më të ri, ‘Alpine Whispers’, në shkurt në Javën e Modës në New York.

Alisa Dudaj ka fituar çmimin e parë në edicionin e parë në Tiranë të Muza Competition. Duke e cilësuar si një yll në ngritje që në hapat e parë të saj, me startupin e saj të zhvilluar mes New York-ut dhe Tiranës, businessmag i dedikoi asaj kopertinën e revistës, shoqëruar me një intervistë të detajuar.

Alisa Dudaj, u zbulua si fashion designer nga fotografi i personaliteteve ndërkombëtare dhe artisti shqiptaro-amerikan Fadil Berisha. Ajo mori pjesë me koleksionin e saj në February 2024 NY fashion week.

Lexo: Njihuni me Alisa Dudaj, stilisten shqiptare, fituese e çmimit të parë të Muza Competition, mes 350 konkurentëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe diaspora

Vogue

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0