“Alice in Albania”, Shqipëria në sytë e Alice - Business Magazine Albania

“Alice in Albania”, Shqipëria në sytë e Alice

“Alice in Albania”

Fenomenet, traditat dhe sjelljet shoqërore shqiptare nuk i kanë shpëtuar syrit të gazetares së njohur britanike që jeton prej vitesh në Shqipëri, Alice Tayler. Të gjitha këto vëshgime, Alice i ka shkruar dhe 250 prej tyre i ka botuar në librin “Alice in Albania”, një libër shqip-anglisht, që po shitet sot edhe në Amazon. Ne kemi biseduar me Alice, rreth frymëzimit të saj dhe ecurisë së këtij libri.

Alice Tayler

A mund të na tregoni për procesin tuaj të shkrimit? Si filluat?

Kam mbajtur shënime për vite me radhë. Kam mijëra faqe shënimesh nga të gjitha udhëtimet e mia, ndaj flitej vetëm për rregullimin e tyre. Kam një listë me mbi njëmijë përvoja, ose aventura dhe disa janë vende ku kam qenë, disa janë vende ku dua të shkoj. U zgjodhën 250 prej tyre, një përzierje e asaj që është interesante për mua, por gjithashtu edhe tërheqëse komercialisht për librin e parë në veçanti. 

Çfarë e inspiroi idenë kryesore, ose temën e librit tuaj?

Siç thashë, kam mbi një mijë aventura të tilla dhe qëllimi im i përgjithshëm është të krijoj koleksionin më të madh dhe më të plotë të historisë, kulturës, njerëzve, vendeve, ushqimit, aventurave, gjithçka për Shqipërinë. Por, gjithashtu një lloj enciklopedie për njerëzit që janë të interesuar për Shqipërinë, qofshin shqiptarë apo të huaj, për nostalgjikët, sepse tregon histori të vendeve që janë zhdukur, tradita kulturore që janë shuar gjatë shtatë viteve që jam këtu. Pra, është një regjistrim i disa gjërave që nuk ekzistojnë më, ose do të zhduken. Disa nga shkrimet nuk janë publikuar askund tjetër më parë, as në internet dhe nuk janë mbuluar nga asnjë media. Ka të bëjë shumë me nostalgjinë, është një regjistrim i kësaj periudhe kohore dhe gjithashtu një burim

Kur vendosët të shkruanit historitë që keni parë?

Kam dashur të shkruaj një libër që kur isha 5-6 vjeç. Kështu fillova. Fillova të shkruaja një libër tjetër për Shqipërinë në vitin 2018, por kjo është një punë në vazhdim. Ky libër ka qenë gjithmonë në mendjen time. Dija që do të shkruaja disa libra për Shqipërinë. Vitin e kaluar u ula, kisha dy javë pushim nga puna dhe fillova të punoj për këtë, ishte një libër mjaft i lehtë për mua për të shkruar, kështu që e shkrova mjaft shpejt. Kam menduar gjithnjë se do të tregoj historinë time, përvojat e mia, në mënyra të ndryshme dhe kjo përfshin libra si ky dhe më shumë një libër biografik që po punoj gjithashtu. Librin e fillova në korrik 2023 dhe e dorëzova draftin përfundimtar në dhjetor 2023.

A pati ndonjë sfidë të veçantë që u përballët gjatë shkrimit? Si i tejkaluat ato?

Sfidë më e madhe ishte përpilimi i listës së 250 historive. Siç thashë, dua vërtet të shkruaj për të gjitha gjërat e fshehura, por libri duhet të jetë komercialisht interesant për turistët dhe të huajt gjithashtu. Pra, ishte një përzierje e përvojave interesante që kam pasur që do të tërheqin shqiptarët dhe përzierje me gjëra që do ta bëjnë atë më të vlefshëm komercialisht. Sfida tjetër ishte kalimi nëpër të gjitha fotot e mia, gjetja e tyre, ngarkimi i tyre, puna për dizajnin. Kjo ishte pjesa më e vështirë, sepse kishim probleme me fotot dhe cilësinë: A është kjo e duhur, a ke një foto për këtë? Kjo vazhdoi deri natën para se libri të publikohej. Ishte vërtet e vështirë, nuk e kisha menduar që do të ishte kaq e vështirë. Por, kjo do të thotë që me librin tim të ardhshëm e di se si të përgatis imazhet dhe materialet e tjera.

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0