Alesia Balliu: Vështirësitë e të qenit juriste femër - Business Magazine Albania

Alesia Balliu: Vështirësitë e të qenit juriste femër

Alesia Balliu është një avokate e diplomuar në profilin juridik në vitin 2017. Në vitin 2019, ajo përfundoi ciklin e studimeve të saj me titullin “Master i Shkencave në Drejtë Publike Ndërkombëtare në profil penal”. Më pas, në vitin 2020, ajo përfundoi Shkollën e Avokatisë.
Nga viti 2020, Alesia angazhohet në publikimin e artikujve të ndryshëm, veçanërisht në fushën ligjore, të botuar në gazeta si Panorama, Mapo etj. Në vitin 202, ajo botoi librin e saj të parë me titullin “Tabula Rasa: Paqëndrueshmëria e Institucioneve Shqiptare”, një punë që reflekton përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë dhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e vendit. Ajo ka një kontribut të gjerë në fushën e hulumtimit shkencor, duke botuar artikuj shkencorë dhe duke marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit.  Fokusi i saj i hulumtimit përqëndrohet kryesisht në çështjet ligjore, duke përfshirë rendin, drejtën publike, penale, antikorrupsionin, terrorizmin, institucionalizmin dhe konstitucionalizmin.
Ju sot jeni një juriste e njohur, gjithnjë keni dashur të keni suksesin që sot po refelktoni?
Mund të thoja lehtësisht që kjo ëndërr ka zënë fill qysh në fëmijërinë time dhe, po e kam dashur këtë punë dhe këtë jetë kështu si tani jam dhe në pikën në të cilën ndodhem. Patjetër që edhe fati luan rolin e vet por mbi të gjitha, vullneti koha dhe përkushtimi.

Karriera dhe familja si arrihet kjo balancë?
Alesia Balliu:
Arrihet me pak vështirësi sepse një grua e cila ka një ide të qartë për t’ia dalë në jetë do të luftojë shumë për ti marrë gjërat e saj. Andaj, koha është më e kufizuar pasi një grua duhet të bëjë disa gjëra njëherësh. Gratë shqiptare janë edhe më të sfiduara pavarësisht se kanë filluar të duan të jenë të pavaruara dhe me të drejtë fjale. Kshuqë balanca në realitetin shqiptar do pak kohë derisa të arrihet.

lexo: Sam Altman prezanton ChatGPT Enterprise te kompanitë e tjera të mëdha

Çfarë mësimesh të ka dhënë vetë jeta?
Alesia Balliu:
Jeta ime më ka dhënë shumë mësime dhe ne mësojmë çdo gjë nga çdo sekondë të diçkaje e cila në dukje mund të na jetë dukur e pamundur por shumë shpejt është bërë e mundur. Unë gjykoj që jetës duhet ti qëndrojmë përballë me të gjitha sfidat  e saj në dukje të pakalueshme.

A ka momente dobësie në jetën e një juristeje, dhe ku ju gjejmë ne këto momente?
Alesia Balliu:
Shpesh ne futemi në një labirint i cili duket pa zgjidhje, me qindra enigma të cilat të fusin në mendime dhe ndoshta kërkojnë shpesh zgjidhje por unë vrapoj në ato momente dhe shpëtimin tim e gjej tek leximi. Nëse njeriu kërkon të rrisë veten ka çfarë jep për të tjerët.

Ju keni publikuar librin ‘Tabula Rasa’, çfarë përmban ai libër?
Alesia Balliu:
Dëshira ime për të shkruar është njësoj me atë për ligjin. Janë pjesë e imja dhe mendova se mënyra më e mirë për t’i bërë bashkë këto të dyja ishte një libër. Sidomos, duke menduar orientimin që gjithnjë e më shumë po marrim drejt virtuales dhe teknologjisë, mendoj se do të jetë inspiruese dhe për bashkëmoshatarët e mi një orientim drejt tradicionales, por me një perspektivë të re. Ndihem krenare dhe me fat të them se mbështetja është e vetmja gjë e patundur në punën time, në tërësinë e saj. E njëjta situatë vlen dhe në procesin e shkrimit të librit. E konsideroj veten të privilegjuar që kam patur mundësinë të konsultohem dhe këshillohem me profesionistë të fushës e profesorë të mi. Ky libër është një ndihmesë për të rinjtë që e duan ligjin dhe rregullat. Individët që studiojnë dhe janë të thelluar në drejtësi këtë libër e kanë si modul.

A është pritur mirë ky libër?
Alesia Balliu:
Komentet kanë qenë vërtet shumë të mira dhe ky libër është një vlerë e shtuar në jetën time.

Ju sapo keni marrë aprovimin për një libër të dytë i cili do të botohet në gjuhën angleze?
Alesia Balliu
: Po! Jam në pritje të një hapi kaq të rëndësishëm të karrierës sime dhe mezi pres që kjo gjë të realizohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0