Albanian Friends: Aplikacioni që zgjidh problemet e martesave tek shqiptarët

Albanian Friends: Aplikacioni që zgjidh problemet e martesave tek shqiptarët


Kush është Valon Asani?

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Sipërmarrës / Specialist i IT

Pozicioni aktual në kompani: CEO MIK Agency, Bashkë-Pronar Klinika Gjermane, Themelues i KOSFON Call Center, Albanian Friends, Anëtar i Bordit Kidz Planet.

Info shtesë që dëshiron të japësh: Jam 27 vjeçar, i lindur në Zvicër dhe jetoj në Kosovë dhe Zvicër. Udhëtoj çdo muaj atje dhe kthehem. Unë flas Shqip, Anglisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht dhe fillova karrierën time si sipërmarrës në vitin 2012. Motoja ime është: “Ji dyshues për çfarëdo pune që nuk sjell produkt apo klientë”

Hobi: Sipërmarrja, Tenisi & leximi i librave bazuar në ngjarje të vërteta.

1. Si ndodhi që dëgjuat për aktivitetin Get in the Ring-Kosova? Çfarë ju shtyu të merrnit pjesë?

Albina Berisha nga EYE Kosova (Projekti për Fuqizimin e Punësimit tek të rinjtë) më dërgoi një email për këtë ngjarje. Kështuqë i pashë disa video në youtube dhe po mendoja që kjo është vërtetë një ngjarje interesante, pasi që është ndërkombëtare dhe gjithashtu një format interesant për të fituar investitorë.

Mendoj që projekti ynë ka potencial për të fituar GITR dhe mund të përfitojmë nga lidhjet që i krijojmë ndërkombëtarisht, kështu që kjo është arsyeja përse kemi aplikuar.

2. Pasi u përzgjodhët për të marrë pjesë, cila ishte pjesa më e vështirë e kësaj sfide?

Nuk është njësoj sikur të ulesh për të pirë një kafe me një investitor sikur që është të jesh para disa qindra njerëzve dhe ke kohë vetëm 30 sekonda për raund që të bindësh jurinë rreth idesë tënde. Vetë formati është shumë special por në të njëjtën kohë shumë interesant. Më pëlqen të luftoj, kështu që ndihem shumë rehat në ring.

3. Na trego pak për projekt-idenë tuaj fituese? Në çfarë faze e kishit para konkursit?

GITR Winner foto

Sot jetojnë përafërsisht 12 milionë shqiptarë në botë, ndërsa shumica prej tyre janë në diasporë. Gjithsesi, ata nga tani do ta keni më lehtë të gjejnë fatin e tyre të jetës dhe të martohen në mes veti përmes aplikacionit digjital “Albanian Friends”. Ashtu siç edhe gazetat kanë shkruar “Fiton biznesi që zgjidh problemin e martesave tek shqiptarët”. Mendoj që shumë Shqiptarë menduan për të njejtën ide, për të krijuar një portal / aplikacion takimesh vetëm për Shqiptarët, por askush nuk e bëri, kështuqë unë vendosa herët në vitin 2012 të filloja një uebfaqe për online dating, por në të njëjtën kohë po punoja me projekte të tjera dhe e themelova agjensinë e marketingut ‘MIK’, që është e vendosur në Prishtinë dhe gjithashtu në Zvicër.

Artikulli u publikua në faqen 26 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Çfarë kemi bërë deri tani është që kemi bërë shumë kërkime; ne e përfunduam planin tonë të marketingut dhe atë të biznesit, gjithashtu bëmë shumë kërkime rreth potencialit të këtij projekti, që është i madh. E krijuam logon, dizajnin e faqes dhe aplikacionit, si edhe prototipin e parë. Tani po formojmë një ekip të developër-ve (zhvilluesve) për të realizuar aplikacionet për iOS dhe Android. Për këte ne jemi gjithashtu të interesuar që të gjejmë investitorë.

4. Dukej se konkurrenca ishte e fortë, kishit frikë?

GITR final

Të jem i sinqertë, unë nuk i kam njohur konkurrentët para fillimit të programit, sepse kjo është pjesë e konceptit të Get in the ring. Ata nuk japin ndonjë detaj / informatë rreth konkurrentëve, ndaj natyrisht unë vetëm para-mendoja se kush mund të jenë ata dhe çfarë ofrojnë. Por në fund isha i sigurt që, nëse do të mund ta shpjegoja projektin tim në mënyrë të thjeshtë, do të fitoja. Kështu që u fokusova vetëm në veten time, si të flas dhe çfarë përgjigjie të jap. Ky ishte çelësi i suksesit.

5. Në këtë periudhë duket se startup-e të reja po tentojnë të zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë. Por, raste suksesi shohim pak. Çfarë mungon?

Në fakt, ekzistojnë shumë startup-e të reja të suksesshme nga Kosova dhe Shqipëria, për shembull Gjirafa (Makinë kërkimi në Shqip) dhe Baruti (Call Center, 220 punëtorë, që filluan 3 vite më parë). Gjithashtu kemi organizata si Innovation Centre Kosovo (ICK) që u ndihmon startup-eve me infrastrukturë të përballueshme dhe kurse. Ne kemi shumë rini kreative, shumë të motivuar për të krijuar gjëra, për t’i realizuar ëndrrat e tyre. Mendoj që po bëhet mirë e më mirë, por çfarë mungon, janë paratë.

Në Kosovë, Alejtin Berisha me të tjerë themeluan KOSBAN-in, Rrjetin e Bizneseve Engjëj në Kosovë, që është një fillim i mirë, por ne definitivisht kemi nevojë për më shumë investitorë për të bërë ndryshimin. Nëse dëshiron t’a masësh një biznes nëse është një ide e mirë, duhet të investosh para në të.

6. Të qënit fitues në Get in the Ring – Kosova, si do ndikojë në planet tuaja të ardhshme?

MIK Agency fair

Realisht, kjo nuk i ka ndryshuar planet tona, pasi ne ishim duke punuar në projektin e Albanian Friends me planin tonë. Tani jemi duke i zhvilluar aplikacionet dhe pasi të përfundojnë, do të fillojmë me të dhe do të ftojmë vetëm 100 persona për t’i testuar aplikacionet. Kjo do të bëhet në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Get in the Ring është një platformë e mirë për të promovuar Albanian Friends, për arsye se pasi fituam vendin e parë, të gjitha mediat kryesore në Kosovë dhe disa nga Shqipëria dhe Zvicra shkruajtën për ne. Ne kemi pothuajse 170.000 Fansa në Facebook dhe ata po presin dhe pyesin çdo ditë se kur do të dalin aplikacionet, kështu që ne kemi shumë presion dhe motivim që të jemi online sa më shpejt që të jetë e mundur.

7. Business Magazine Albania inkurajon sipërmarrjen e lirë dhe promovon mënyrat që i drejtojnë të rinjtë në rrugën e suksesit, në fushën e Teknologjisë dhe më gjerë. Si sipërmarrës i suksesshëm, cili është mesazhi që do doje të përcillje për komunitetin e Startup-eve që sapo e kane nisur sipërmarrjen e tyre?

Më pëlqen kjo pyetje, pasiqë mendoj se e kam përgjigjen e duhur për këtë dhe shpresoj që do t’i motivojë sipërmarrësit e rinj që të ndjekin rrugën e tyre:

1.) Duhet të kesh aftësi. Duhet të mësosh. Duhet të fitosh aftësi të reja dhe të mos ndalosh kurrë së mësuari.

2.) Duhet të punosh shumë. Nuk duhet vetëm të besosh në idenë tënde, por duhet të punosh për të. Kjo është pika ku shumica e njerëzve dështojnë. Ata nuk punojnë aq sa duhet.

3.) Duhet të kuptosh që gjërat po ndryshojnë shumë shpejtë, kështu që tani e kemi edhe një faktor shumë të rëndësishëm, që është shpejtësia e adaptimit në një situatë të re.

Valoni te zhvillimi lokal per treg global

Kjo nënkupton që, ekzistojnë situata të reja, status kuo të reja dhe shtrohet pyetja, sa shpejt ti reagon, sa shpejt i vëren ndryshimet. Dhe sa shpejt mund t’i përdorësh këto ndryshime që ta sjellësh veten dhe biznesin tënd në një nivel të ri.

Çdo katër ditë ekziston një startup i ri multibilionësh që fillon sikur Facebook-u, Twitter-i, Uber & co. – kështu që shihe çdo mundësi. Cila është pjesa më e mirë e fillimit të një biznesi sot? Teknologjia. Sepse për shkak të atij smartphoni që unë e di që është aty diku, afër teje në këtë moment, ti ke shumë më tepër mundësi që hapen për ty.

Ai telefon, aplikacionet në të, fuqia e rrjeteve sociale, ndryshojnë çdo gjë. Dhe mund t’i ndryshojë gjërat edhe për ty gjithashtu. Përdore atë për të krijuar diçka për veten tënde. Të lutem. Fillo të punosh në të qysh sot. Në vend se të shikosh TV sonte, do të doja që ti të bëje diçka për veten tënde. Bëj diçka mahnitëse. Ia ke borxh vetes, dhe më e rëndësishmja, ti e meriton.

MIK Agency Team

Falemnderit dhe suksese të mëtejshme!

Faleminderit shumë për intervistën, ishte kënaqësi!

Artikulli u publikua në faqen 26 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0