AIDA në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ja sesi mund të aplikoni për fonde


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe daljen e tyre në treg, menaxhon për vitin 2017 këto skema financiare nga buxheti i shtetit: Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë, Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin për SME-të në zonat turistike/historike. Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”StartUp”, Fondin e Inovacionit dhe Fondin e Sipërmarrjes Turistike.

AIDA, njofton se aplikimi për fondet e vitit 2017 është i hapur deri më datë 01.11.2017. Për të aplikuar më poshtë gjeni listën e dokumentave.

Lista e dokumentave që duhet të plotësojë çdo kompani:

1.            Formulari i Aplikimit (online);

2.            Formulari standart lidhur me kriteret e përjashtimit (online);

3.            Formulari i vetëdeklarimit (online);

4.            Biznesi të jëtë i rregjistuar prej jo më pak 1 viti ne (QKB);

5.            Bilanci i vitit të fundit;

6.            Vërtetim që kompania ka paguar të gjitha taksat e Bashkisë dhe  detyrimet tatimore.

7.            Buxheti i projektit;

8.            Projekti i propozuar;

9.            Dokument i identifikimit i njohur nga ligji i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;

10.         Autorizimin nga titullari i subjektit, në rastin kur personi që aplikon nuk është titullari i subjektit, por person i autorizuar.

Për më shumë informacion klikoni në adresën e web-it: www.aida.gov.al, ose mund të dërgoni e-mail në adresën: [email protected].

burimi: aida.gov.al

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale