Aftësi që I.A nuk mund t'i zëvendësojë

Aftësi që I.A nuk mund t’i zëvendësojë

NGA CARMINE GALLO

Pasioni, zgjidhja e problemeve dhe të folurit në publik janë aftësi themelore, me të cilat asnjë kompjuter nuk mund të krahasohet. Një profesor i ekonomisë dhe folës i njohur i TED, Dr. Larry Smith, thekson se pasionit është thelbësor për sukses, por që kjo nuk është e mjaftueshme për të dalë në dukje dhe përparuar. Ai paraqet një model të thjeshtë për ta arritur këtë gjë:

Ndërtoni Pasione:“Karrierat e mëdha nxiten nga inovacionet që dalin nga pasioni,” më tha Smith. Por, “çfarë është saktësisht pasioni?” e pyeta Smith. “Pas të gjitha, unë kam pasion për golf – e dua këtë sport – por të bëja një karrierë prej tij do të ishte një gabim.” Smith shpjegoi se pasioni nuk është vetëm një fushë që ju pëlqen ose ju intereson. Një pasion i vërtetë për një temë do të thotë që ju jeni të obsesionuar për zgjidhjen e një probleme në këtë fushë. Duke ndjekur një pasion është “e domosdoshme” për sukses, por nuk është e mjaftueshme vetëm ajo. Duke ndjekur pasionin tuaj është e vlefshme vetëm nëse ju çon në hapin tjetër në formulën e suksesit.

Bëhuni zgjidhës i problemeve: Edhe pse pasioni luan një rol të rëndësishëm në suksesin përfundimtar të një personi, Smith nuk i pyet studentët e diplomuar për atë se çfarë janë të pasionuar ndërsa i drejton ata në rrugën e karrierës së tyre. Në vend të kësaj, ai pyet: “Cili problem dëshironi të zgjidhni?” Për shembull, Steve Jobs nuk krijoi një kompani për të ndërtuar një kompjuter. Pajisja ekzistonte tashmë. Vizioni i Jobs ishte për të zgjidhur një problem: si të bënte mjetin më të qasshëm dhe më të lehtëpërdorshëm për një audiencë më të gjerë. Sipas Smith, është aftësi të dish të përdorësh imagjinatën njerëzore për të krijuar zgjidhje krejtësisht të reja dhe inovatore.

Lexo: La Stampa sjell rastin e Andrea Grieco, i cili vendoste të linte një punë nga e cila fitonte shumë

Mësoni të folurin në publik: Zgjidhësit kreativ të problemeve duhet të kenë aftësi të bindin të tjerët. Dhe kjo është arsyeja pse Smith beson se aftësitë e fuqishme të komunikimit do të jenë gjithmonë një pasuri e çmuar. “Për çfarë është e dobishme që të krijoni një zgjidhje më të mirë, nëse jeni aq i paarsyeshëm sa nuk mund ta shpjegoni atë tek askush tjetër?” pyet Smith. Sipas tij, krijuesit e vërtetë kanë një detyrim për të marketuar idetë e tyre. Smith dhe unë pajtohemi se aftësitë efektive të foljes dhe prezantimit mund të – dhe duhet – të mësohen.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0