A vuani edhe ju nga sindroma e celularit? - Business Magazine Albania

A vuani edhe ju nga sindroma e celularit?

Celulari është një ndër objektet më të domosdoshëm në jetën tonë. E kemi me vete thuajse kudo, në punë, në shtëpi apo kur dalim për shëtitje. Lundrimi i menjëhershëm në internet, përdorimi i rrjeteve sociale dhe informimi brenda pak minutash e kanë kthyer atë në objektin më të pazëvendësueshëm për njeriun.


Por përdorimi i pakufizuar i telefonit mbart me vete rreziqe serioze për shëndetin tuaj, aq sa mjekë të ndryshëm kanë filluar të vënë alarmin dhe të ndërgjegjësojnë përdoruesit.

Studimi më i fundit është shokues. Shkencëtarët suedezë Lennart Hardell dhe Kjell Hansson kanë kryer plot 11 kërkime në shtete si Danimarka, Gjermani, Suedia, SHBA e deri në Kinën e largët. Këto kërkime, ku morën pjesë më shumë se 25.000 vullnetarë, kanë zbuluar një lidhje të ngushtë mes përdorimit të celularit dhe tumoreve.


Njerëzit që përdorin celularin pa ndërprerje për më shumë se 8 orë në ditë rrezikojnë me 20 % të preken nga glioma, kurse kur përdorimi i telefonit i kalon të dhjetë orët ata rrezikojnë me 30% të preken nga neuroma akustike. Glioma është një tumor malinj që prek sistemin nervor qendror, kurse neuroma akustike është një tumor beninj për fat të mirë, por që kërkon një përkujdesje të gjatë terapeutike.


Përdorimi i celularit është i lidhur ngushtë edhe me shqetësime të tjera si pagjumësia, ankthi dhe stresi. Kur shkruajmë në telefon ose lexojmë vihen në lëvizje shtylla kurrizore, qafa dhe duart. Qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion sjell dhimbje muskulare të këtyre organeve të cilat mund të degradojë deri në oksidim të kockave.


Kërkimet e fundit kanë zbuluar edhe një sindromë të re që prek përdoruesit e celularit, sindroma e vibrimit fantazmë. Duke qenë se jeni tërë kohës në pritje të njoftimeve apo mesazheve, ndodh që të keni të njëjtat lëvizje dhe reagime gjatë fazës së parë të gjumit.

Celulari është bërë i domosdoshëm për të gjithë dhe tashmë përveç telefonatave ka edhe përdorime të tjera.

Përveç që na lehtëson, sipas ekspertëve, ka shkaktuar edhe një sindromë të çuditshme që mund ta keni edhe ju.

Sipas studiuesve, telefonat celularë kanë shkaktuar një sindromë të re të quajtur ‘Phantom Ringing’.

Nëse ju duket sikur po ju bie telefoni juaj, atëherë vuani nga kjo simptomë.

Në fakt ky është vetëm një iluzion i mendjes suaj dhe kjo është arsyeja pse ju e kontrolloni atë në mënyrë të përsëritur.

Ju mund ta dëgjoni atë të quajtur ‘ringxiety’, një term i krijuar nga psikologu David Laramie dhe i lidhur me sindromën e dridhjeve të rreme të celularit, ndjenjën e gabuar që telefoni juaj po vibron kur është në xhep.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0