A shpërthejnë pajisjet elektronike në nxehtësi? -

A shpërthejnë pajisjet elektronike në nxehtësi?

Në vapën e kësaj vere, rrezik janë edhe pajisjet tona elektronike, objektet që marrim me vete kudo që shkojmë. Për shembull, nëse një telefon lihet në nxehtësi për një kohë të gjatë ose në rrezet e diellit direkte, ai do të bllokohet dhe nuk mund të përdoret derisa temperatura të bjerë.

Disa njerëz gjithashtu kanë frikë se temperaturat e larta mund të shkaktojnë shpërthimin e baterisë së telefonave celularë në duar. Kjo, siç shpjegon një profesor nga Politekniku i Milanos, një nga shkollat ​​teknike më të mira në botë, nuk mund të ndodhë.

Megjithatë, është e pamohueshme që nxehtësia dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit shkakton dëme.

Lexo;Vapa mund të ndryshojë oraret e punës, Gjermania këshillon “një sy gjumë në punë”

Nëse, deri para disa vitesh, dikush dëgjonte lajmet të një pajisjeje elektronike që shpërtheu për shkak të nxehtësisë së tepërt, sot kjo është diçka që nuk mund të ndodhë më sepse telefonat inteligjentë në veçanti kanë një sistem të integruar vetë-mbrojtjeje që i fiket automatikisht, duke parandaluar kështu rrezikun e një shpërthimi të papritur.

Bateritë që përdoren sot për pajisjet elektronike janë prej litiumi , nga iPhone, tabletët e deri te PC. Rreziku i një ‘shpërthimi’,  mbetet vetëm për ‘goditje mekanike’ ose për temperatura mbi 95°C, gjë që realisht nuk është e mundur thonë ekspertët.

Por është vërtetuar se nxehtësia që duhet të durojnë pajisjet e ”vjetëron” baterinë dhe komponentët e saj. Nëse një pajisje i nënshtrohet temperaturave 50 gradë për shtatë ditë rresht, është njësoj sikur të ishte përdorur për dy muaj.

Nëse e ndiejmë pajisjen të nxehtë, do të thotë se ajo i ka kaluar 37°C, që është temperatura e trupit tonë. Gjithashtu, nëse vëmë re që pajisja të ngadalësohet shumë ose të funksionojë në mënyrë të çuditshme, ka të ngjarë që për momentin të jetë shumë e nxehtë, ndaj është më mirë të mos e përdorni gjithashtu, mos e lini atë në rrezet e diellit direkte.

rtsh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0