A doni të mos jeni të lidhur me celularin tuaj 24/7? Provoni "Punkt" - Business Magazine Albania

A doni të mos jeni të lidhur me celularin tuaj 24/7? Provoni “Punkt”


Po të bësh një shëtitje në një qytet të madh, do të shikosh se të gjithë njerëzit janë duke përdorur celularët e tyre në vend që të shoqërohen dhe të komunikojnë me njerëz të tjerë. Tashmë, celulari është bërë pjesë e pazëvendësueshme e jetës dhe rutinës tonë.

Sigurisht që mund të ndalojmë së përdoruri celularin në një moment, por pastaj jemi plotësisht të “shkëputur” nga bota. A ka një rrugë të mesme mes manisë ndaj celularit dhe izolimit total nëse nuk e përdorim atë?

Lexoni:  Perfundimi i fotografit anglez: Smartphones po maskojne paaftesine e njerezve per te komunikuar

Kompani zvicerane “Punkt” beson se i ka gjetur një zgjidhje këtij problemi. Ajo sapo ka filluar shitjet e një “dumbphone”, MP01. Ky celular, me një pamje futuristike, i është larguar aplikacioneve dhe është fokusuar vetëm në telefonata dhe mesazhe. Duke u bazuar në studime, ne kemi shpenzuar 900 miliardë orë duke përdorur aplikacione në vitin 2016, por duke përdorur këtë celular, koha e shpenzuar në aplikacione do të shkojë në zero. Thuajini lamtumirë tastierës dixhitale të smartphone-ëve dhe thuajini përshëndetje butonave të vjetër me numra në to.

Motoja e Punkt është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: “Të jesh ‘offline’ është tashmë luks.” Deri tani, përshtypjet kanë qenë pozitive.

Lexoni: Studimi i ri zbulon se përdorimi i Facebook ul mirëqenien tuaj

“Sa më shumë i përdorim celularët, aq më të varur bëhemi ndaj tyre. Ndonjëherë është mirë që të themi ‘stop’. Por deri tani, e vetmja zgjidhje për njerëzit e lodhur nga smartphone-ët kanë qenë celularët e vegjël dhe të vjetër të hedhura në fund të sirtarëve,” thotë Punkt. “Punkt MP01 është modern, praktik dhe fare pak i ndërlikuar. Me të mund të bësh vetëm telefonata dhe mesazhe, kaq.”

Punkt po na e bën shumë të thjeshtë për të gjithë ne, që të jetojmë një jetë më private. Gjithashtu, kompania ka një return policy 30 ditore pas blerjes, që nëse ky celular nuk është për ju, fare thjesht mund t’i ktheheni jetës së përdorimit të pafundëm të aplikacioneve.

Gjithsesi, Punkt nuk është e vetmja kompani me këtë ide. Nokia gjithashtu ka krijuar Nokia 3310, me një kamera 2 megapixel dhe një kalkulator, pa harruar dhe Snake.

Lexoni: Nokia 3310 rikthehet me baterinë që zgjat 1 muaj dhe me Snake

Por gjithçka e mirë ka një anë të keqe dhe në rastin e Punkt, çmimi është 295$, një çmim goxha i lartë për një celular të tillë. Ama duke u fokusuar në moton e kompanisë, ajo ka për qëllim të krijojë një markë luksi në tregun e celularëve.

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0