A do të jetë e detyrueshme vaksina anti-Covid në Europë? - Business Magazine Albania

A do të jetë e detyrueshme vaksina anti-Covid në Europë?

Sipas një sondazhi të kryer në tetor nga Euronews, vetëm rreth një e treta e francezëve kanë deklaruar se do të vaksinoheshin kundër Covid. 63% e britanikëve thanë se do të vaksinoheshin, ndjekur nga 57% e gjermanëve dhe 55% e italianëve. Ndërkohë, më shumë se 40% e spanjollëve do të preferonin të mos vaksinoheshin, sipas një sondazhi tjetër nga Qendra për Kërkime Sociale në Spanjë.

Kjo ngre një dilemë për qeveritë: Duke pasur parasysh faktin se efektiviteti i një vaksine varet nga një përqindje e lartë e njerëzve që e bëjnë atë, çfarë ndodh nëse një numër i madh i popullsisë refuzon të vaksinohet?

Miquel Morales Sabalete, një partner në firmën ligjore AGM Abogados në Spanjë, tha për Euronews se është e mundur t’i detyrosh njerëzit të bëjnë vaksinën, edhe pse trajtimi ose ekzaminimi i detyrueshëm mjekësor mund të ndikojë te të drejtat themelore të përcaktuara në kushtetutën e vendit.

Vaksina mund të bëhet e detyrueshme sipas Ligjit Organik për Shëndetin Publik, që përcakton se autoritetet shëndetësore “do të jenë në gjendje të miratojnë masa për ekzaminimin, trajtimin, shtrimin në spital ose kontrollin kur ka prova të ekzistencës së një rreziku për shëndetin e popullatës për shkak të gjendjes shëndetësore të një personi ose një grupi njerëzish, ose nga aktivitetet e kryera”. Pra, nëse autoritetet shëndetësore thonë se pandemia e justifikon atë, nuk duket të ketë ndonjë pengesë ligjore për ta bërë vaksinën të detyrueshme.

LEXO: Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit

Italia nuk ka vendosur ende nëse do ta bëjë vaksinën të detyrueshme. “Nuk ka asnjë udhëzim për ta bërë vaksinën të detyrueshme, por ne e rekomandojmë atë,” tha kryeministri Guiseppe Conte. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shtoi: “Unë mendoj se me bindje dhe me një fushatë të vërtetë ne mund të arrijmë imunitetin e tufës pa detyrim, por është e qartë se duhet të arrijmë imunitetin.”

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka qenë i prerë se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. “Imuniteti duhet të arrihet në mënyrë të qartë dhe transparente, duke ndarë të gjithë informacionin në secilin hap – çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë. Gjithashtu, dua të jem i qartë. Nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm,” tha ai.

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha: “Askush nuk do të jetë i detyruar të bëjë vaksinën, është një vendim vullnetar.” Kryeministri britanik Boris Johnson tha se megjithëse ai “i nxit me forcë njerëzit” të vaksinohen, “nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm, kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në këtë vend”.

A mund t’i detyrojnë bizneset private njerëzit që të vaksinohen para se të përdorin shërbimet e tyre?

EURONEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0