Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit - Business Magazine Albania

Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit

CEO i Pfizer tha se nuk është e qartë nëse njerëzit që kanë marrë vaksinën e koronavirusit të kompanisë do të jenë akoma në gjendje të përhapin virusin tek njerëzit e tjerë. Albert Bourla tha për “Dateline” se duhet të bëheshin më shumë studime nëse dikush që  kishte bërë vaksinën mund të transmetonte akoma koronavirusin.

“Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të shqyrtohet. Ne nuk jemi të sigurt për këtë tani me ato që dimë, ‘’shpjegon Bourla

Vaksina u krijua bashkërisht nga Pfizer dhe firma më e vogël BioNTech. Studiuesit të cilët nuk ishin të përfshirë në zhvillimin e vaksinës tashmë theksuan se si provat e kompanisë  dhe ato të drejtuara nga kompani të tjera që prodhojnë vaksina koronavirus nuk  e kanë vlerësuar nëse vaksina ndikon në përhapjen e virusit. Kjo ngre hipotezën që njerëzit e vaksinuar ende mund të kalojnë sëmundjen tek të tjerët. Përgjigja e pyetjes do të ketë një efekt të thellë në mënyrën se si autoritetet  do të trajtojnë vaksinën.

LEXO: Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Siç kishte raportuar më parë, studiuesit kryesorë po kërkojnë studime shtesë mbi vaksinën e Pfizer dhe Moderna. Pfizer dhe BioNTech njoftuan muajin e kaluar se vaksina e tyre ishte 95% efektive në parandalimin e COVID-19. Ndërkaq, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po mbledh ekspertë të pavarur për të vlerësuar vaksinën dhe një vendim nëse SHBA po autorizon vaksinën. Britania e Madhe tashmë ka aprovuar vaksinën Pfizer dhe BioNTech për përdorim. Shkencëtari i lartë që këshillon Operacionin Warp Speed, programi i shpërndarjes së vaksinave të qeverisë amerikane, parashikoi këtë javë që më shumë se 100 milion amerikanë do të vaksinohen kundër COVID-19 brenda 100 ditëve të ardhshme.

BUSINESS INSIDER

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0