Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë - Business Magazine Albania

Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon një vaksinë anti-Covid për përdorim masiv.

MHRA, rregullatori britanik i dha dritën jeshile duke deklaruar se vaksina, që ofron efektivitet deri në 95 për qind është e sigurtë për përdorim masiv. Pas këtij vendimi, BBC thotë se shpërndarja për grupet e riskut pritet të fillojë brenda pak ditësh.

Britania ka porositur 40 mln doza, që vlerësohen mjaftueshëm për të vaksinuar 20 mln njerëz. Porosia e parë prej 10 mln dozash pritet që të merret në dorëzim nga autoritetet brenda kësaj jave.

Vaksinimi do të nisë me mjekët, policët, pensionistët për të vijuar me personat me probleme shëndetësore dhe më pas pjesa tjetër. Me këtë autorizim, vaksina e Pfizer/BionTech hyn në histori si vaksina më e shpejtë e prodhuar dhe miratuar për përdorim. Ajo u zhvillua për 10 muaj, në një proces që në kohë normale mund të kërkojë deri 10 vite.

Pavarësisht këtij lajmi, autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën, distancimin fizik, maskat dhe higjienën, pasi procesi i vaksinimit dhe imunizimit të popullsisë do të kërkojë disa muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0