A do ta provonit këtë eksperiencë? Hapet tuneli më i gjatë në Evropë me teknologjinë hyperloop - Business Magazine Albania

A do ta provonit këtë eksperiencë? Hapet tuneli më i gjatë në Evropë me teknologjinë hyperloop

Tuneli më i gjatë në Evropë për testimin e teknologjisë hyperloop hapet të mërkurën në Holandë, teksa operatorët shpresojnë që pasagjerët së shpejti të mund të transportohen nga Amsterdami në Barcelonë brenda disa orësh.

Në një qendër hekurudhore të papërdorur pranë Veendam në veri të vendit ndodhet një tunel i bardhë 420 metra i gjatë, i përbërë nga 34 tuba të ndërlidhur me gjerësi rreth 2.5 metra.

Pothuajse i gjithë ajri thithet nga tuneli për të zvogëluar rezistencën e ajrit dhe një automjet shtyhet duke përdorur magnet me shpejtësi që mund të arrijnë 1000 kilometra në orë.
lexo: U punësua si analiste politike në NBC News, gazetarët ngrihen live kundër koleges

Qendra Evropiane Hyperloop është objekti i vetëm në botë me një tunel që degëzohet nga pista kryesore, duke i lejuar shkencëtarët të testojnë se çfarë ndodh kur një automjet ndryshon shpejtësinë.

Sipas parashikimeve të drejtorit të qendrës, Sascha Lamme, parashikohet që një rrjet prej 10,000 kilometrash tunelesh hyperloop të përshkojnë Evropën deri në vitin 2050.

Firma me bazë holandeze Hardt Hyperloop planifikon të kryejë teste fillestare të automjeteve në javët e ardhshme. Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se ka një “rrugë të gjatë” përpara se teknologjia të jetë plotësisht e gatshme dhe ata janë ende shumë larg testimit me pasagjerët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0