Në SHBA është miratuar përdorimi i medikamentit Anti-viral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19 në spitale. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA tha se ai zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.
Në deklaratë u theksua se ilaçi u miratua për përdorim te të rriturit dhe pacientët mbi 12 vjeç dhe mbi 40 kilogramë.
FDA tha se “Veklury”, që është edhe brendi i këtij medikamenti, shkurton kohën e rikuperimit pas infektimit me koronavirus, me të paktën 5 ditë. Administrata tha gjithashtu se “Veklury” është medikamenti i parë që aprovohet për trajtimin e Covid-19.
Lexoni: Instituti i Teknologjisë dizejnon maskën që vret virusin
Por pak ditë më parë, vetë OBSH tha se Remdisivir ka shumë pak efekt në shpëtimin e një pacienti të infektuar. Dy javë më parë, ky medikament i është dhënë edhe presidentit Donald Trump, për rikuperim, pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Për 5 ditë kurimi, përdorimi i Remdisivir kushton plot 3120 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto