Instituti i Teknologjisë dizejnon maskën që vret virusin

Instituti i Teknologjisë dizejnon maskën që vret virusin

Instituti i Teknologjisë

Maska e ripërdorshme do të përfshijë një rrjetë bakri të nxehtë që funksionon me bateri dhe rrethohet nga neopreni izolues.

Në vend që ta filtrojë, një maskë elektrike mund ta vrasë koronavirusin duke e kaluar ajrin që thithim në një sitë bakri me nxehtësi 90 gradë. Ky është projekti i MIT (Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit) në SHBA.

Bëhet fjalë për një maskë me bateri që, nëse do të arrijë të komercializohet, sigurisht që do të kushtojë më shumë sesa një maskë tekstili, kirurgjikale apo N95.

Lexoni: Fëmijët mbi 6 vjeç rekomandohen të mbajnë maska

Kërkuesit shkencorë kanë bërë kërkesën për marrjen e patentës për këtë maskë dhe kanë nisur krijimin e prototipëve mbi të cilët do të kryejnë testimet e duhura.

“Është një maskë krejtësisht e re, që nuk ka për qëllim që të bllokojë virusin, por ta lërë që të hyjë dhe pastaj ta vrasë”, shprehet inxhinieri kimik Michael Strano.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0