Elevator LAB Bootcamp prezantohet me komunitetin e startup-eve të OFIÇINËS

Elevator LAB Bootcamp prezantohet me komunitetin e startup-eve të OFIÇINËS

Elevator Lab

Në ambjentet e Oficina Innovation Hub u organizua një takim me startup-e që mbështeten nga ky akselerator, përmes programit Elevator LAB 2020 të Raiffeisen Bank Kosova & Shqipëri.

Përfaqësues të startup-eve që po zhvillohen me hapa të kënaqshëm në fusha të ndryshme si Fin-tech, BlockChain, E-learning, Marketing Automation Service, Robotics etj me mbështetjen e Oficina Innovation Hub, bashkë me përfaqësues të Raiffeisen Bank Albania dhe New Media Communications folën për mundësitë e reja që këto ide kanë dhe për impaktin që ato do kenë në komunitetet që do të operojnë.

Lexoni: Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Ky takim miqësor pati në qendër njohjen dhe prezantimin e Elevator LAB me komunitetin e startup-eve. Sipërmarrësit e rinj folën për idetë inovatore dhe për vizionin që kishin në zhvillimin e produktit apo shërbimit që ofronin, duke synuar gjithmonë zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe krijimin e vlerave për përfituesit. Nga ana tjetër, përfaqësues të Raiffeisen Bank shprehën mbështetjen dhe ofruan  mundësi të reja për zhvillimin e shpejtë të këtyre startup-eve me anë të programit Elevator LAB dhe jo vetëm.

Ky program do të jetë një mundësi e mirë për startup-et inovatore që të zhvillohen, ashtu si janë zhvilluar dhe kanë rezultuar të suksesshëm përfituesit e këtij programi në vitet e kaluara. Tashmë ata operojnë si biznese të konsoliduara duke lidhur kontrata të rëndësishme, jo vetëm me Raiffeisen Bank, por edhe me kompani prestigjoze jashtë Shqipërisë.

Elevator Lab

Informohu mbi Elevator LAB 2020

U diskutua edhe mundësia për një paketë monetare nga ana e bankës, posaçërisht për startup-et, kryesisht në fazat e krijimit të produktit apo shërbimit dhe testimit të tij, që siç dihet është një periudhë e vështirë dhe vendimtare në ekzistencën e këtyre bizneseve fillestare. Përfaqësues të Raiffeisen Bank Albania, që ka një fokus kryesor te inovacioni dhe startup-et inovatore, shprehën një qëndrim pozitiv ndaj kësaj kërkese dhe po punojnë që të ndërtojnë një produkt që t’u përshtatet sa më mirë nevojave të grupeve të interesit.

Aspironi të bëheni sipërmarrës? Keni një ide inovatore? Jeni profesionistë të shërbimeve financiare, jeni duke ndërtuar një startup të sukesshëm finetech në Shqipëri dhe keni nevojë për partnerë bankarë që t’ju mbështësin?

Nëse po, mos prit asnjë sekondë por APLIKO TANI dhe bëhu pjesë  e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” për ta çuar sipërmarrjen tuaj në një nivel tjetër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0