Pandemia ka ndikuar negativisht në ekonominë globale. Dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja direkte u tkurrën ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, duke reflektuar efektet e pandemisë së Covid-19 në ekonominë shqiptare.
Të ardhurat për familjet në nevojë nga të afërmit që punojnë jashtë vendit ishin 121 milionë euro për periudhën Prill-Qershor të këtij viti, duke u tkurrur me 64 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulja e remitancave reflektoi situatën e krijuar nga pandemia në shtetet, ku Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, Francë dhe Britani.
Lexoni: Një bankë në Wall Street do të drejtohet për herë të parë nga një grua
Për herë të parë që prej vitit 2018 edhe investimet e kompanive të huaja në Shqipëri u tkurrën, por norma e rënies së tyre rezultoi më e butë se ajo e remitancave.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja direkte rezultuan 454 milionë euro, nga 546 milionë që ishin në gjysmën e parë të 2019-s.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.