Një bankë në Wall Street do të drejtohet për herë të parë nga një grua

Një bankë në Wall Street do të drejtohet për herë të parë nga një grua

Wall Street

Jane Fraser merr përsipër frenat e Citigroup dhe bëhet gruaja e parë në krye të një banke të madhe amerikane, në Wall Street.

Ajo është një veterane e Citigroup, së cilit iu bashkua në 2004.Fraser e merr detyrën duke pasuar Michael Corbat, i cili ka qenë në krye të bankës për tetë vjet.

Njoftimi erdhi si një befasi: askush nuk priste që Corbat të mund të largohej. Dukej se ai do të qëndronte të paktën edhe dy vite, por pritet që të largohet në shkurt 2021.

Lexoni: Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore

Corbat trashëgoi frenat e bankës menjëherë pas krizës financiare dhe nën udhëheqjen e tij fitimet e Citigroup shkuan nga 7 miliardë dollarë në 2012 në 20 miliardë dollarë në 2019.

Edhe pse u ulën me 36% këtë vit, aksionet e Citigroup janë rritur 38% që nga marrja e detyrës.

“Ne besojmë se Fraser është personi i duhur për të çuar Citi-n në nivelin tjetër,” tha John Dugan, kryetari i bordit të Citigroup. Fraser është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe thyen një nga tabutë më të qëndrueshme të Corporate America, atë të Wall Street.

Kështu Fraser bashkohet me atë rreth të vogël të CEO-ve femra: ku janë vetëm 31 raste të tilla nga 500 kompani të tilla.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0