Një film i ri që pritet të shfaqet në platformën “Netflix” më 9 shtator ka trazuar ujërat në rrjete sociale. Bëhet fjalë për “Cuties” (përkthyer në shqip; Të lezetshmet), i cili flet për një vajzë 11-vjeçare, e cila vjen nga një familje me origjinë afrikane dhe besimtarë praktikantë myslimanë, që ëndërron të bëhet pjesë e një grupi vajzash të cilat praktikojnë kërcimin erotik të ashtuquajtur si “twerk”.
Filmi është kategorizuar si “R”, pra mund të shihet nga personat nën 17 vjeç vetëm me praninë e prindërve, por protagonistet janë të mitura. Pra skenat e filmit nuk mund të shihen nga fëmijët por janë xhiruar nga disa vajza minorene.
Një tjetër detaj i filmit që ka shkaktuar goxha polemika është vetë posteri. Të gjitha të miturat, kanë veshur rroba që u ekspozojnë pjesët e trupit dhe kanë marrë poza provokative para kamerës.
Çështja ka shkuar deri aty saqë përdorues të platformës “Netflix” kanë nisur një peticion që filmi “Cuties” të hiqet pasi promovon pornografinë me të miturit. Nga 500 mijë firmat e kërkuara, deri më tani janë mbledhur rreth 350.000, shifër që tregon indinjatën e qartë të publikut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.