Amerika fillon zyrtarisht tërheqjen nga OBSH-ja

Amerika fillon zyrtarisht tërheqjen nga OBSH-ja

Amerika

Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit, thanë zyrtarët të martën.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila drejton luftën kundër sëmundjeve globale që nga poliomeliti, fruthi dhe shëndeti mendor. Agjencia ka qënë në objektivin e Presidentit Trump ndërsa koronavirusi po shkakton pasoja të mëdha.

Pasi kërcënoi pezullimin e 400 milionë dollarëve të kontributit vjetor amerikan dhe më pas njoftoi tërheqjen, Presidenti Trump ka informuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres se ka filluar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Tërheqja futet në efekt pas një viti, me 6 Korrik të vitit 2021. Kandidati demokrat për postin e presidentit, Joe Biden, është praktikisht i sigurtë për të ndaluar këtë verpim dhe për qëndruar në OBSH nëse fiton zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Stephane Dujarric, zëdhënës i zotit Guterres, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë njoftimin për largim.

Sipas kushteve të vendosura, kur Shtetet e Bashkura hynë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, Uashingtoni duhet të njoftojë një vit para se të tërhiqet, dhe të përmbushë detyrimet financiare të mbetura, tha Dujarric.

“Quajtja e trajtimit të COVID-it nga zoti Trump si kaotike dhe jobindëse, nuk është e plotë”,tha Senatori Robert Menedez, demokrati kryesor në Komisionin për Marrdhëniet me Jashtë, i cili tha se Kongresi ishte njoftuar për vendimin.

“Ky veprim nuk do të mbrojë jetët apo interesat e amerikanëve, i lë amerikanët të sëmurë dhe të vetëm”, tha ai.

Presidenti Trump e ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetit se ka mbajtur anën e Kinës, duke thënë se injoroi shenjat e para të trasmetimit të virusit vdekjeprurës mes njerëzve.

Ndërsa shumë mbështetës të shëndetit publik ndajnë disa kritika ndaj OBSH-së, ata shtrojnë pyetjen se çfarë fuqie tjetër kishte organizata botërore përveçse të punonte me Kinën, ku u zbulua për herë të parë COVID-19 në fund të vitit të kaluar.

Kritikë thonë se zoti Trump po përpiqet të devijojë kritikat nga puna e tij për trajtimin e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, e cila deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve se çdo vend tjetër./VOA

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0