Erolda Çela, 21 vjeçarja që përfaqësoi Shqipërinë në European Fashion Passaport
Gjithçka nisi me një email nga sekretaria e shkollës, e cila e ftonte 21 vjeçaren Erolda Çela të aplikonte për të përfaqësuar Shqipërinë në European Fashion Passaport. Me koleksionin “Pjesëz” të përbërë nga pesë veshje të krjuara nga vetë ajo, Erolda u prezantua me veshje moderne të ndërthurura me notacione të tradicionales. Kjo ishte ajo që Erolda kishte krijuar. Koleksioni i dha asaj besim që gjërat do të shkonin më së miri dhe se ky stil do të linte mbresa tek të pranishmit. Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të vishet bukur dhe të krijojë gjëra të bukura. Talenti i saj ra në sy nga ata që e njihnin dhe kishin patur kontakt me të. Kur ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, krijoi një koleksion veshjesh me material të riciklueshëm.
Artes Ferruni, shqiptarja e parë që fiton një çmim ndërkombëtar Emmy
Regjisorja e pavarur 25 vjeçare ka ngritur flamurin e industrisë së filmit shqiptar në një prej eventeve më prestigjioze për dhënien e çmimeve. Regjisorja e re, Artes Ferruni kohët e fundit ka fituar çmimin JCS International Young Creatives Aëard në International Emmy® World Television Festival 2019 në Neë York City, për filmin e saj me metrazh të shkurtër, “It starts within“ (Nis nga brenda). Artes ishte e entuziazmuar për këtë çmim, por më shumë e vendosur për të vazhduar prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër, me një mesazh të rëndësishëm, si ky. Ajo shpreson të jetë një zë fuqizimi dhe të tregojë histori domethënëse mes përmbajtjes së madhe të internetit.
Meriton Klloboçishta rrëmben çmimin “The Best Barber Shop 2019” në New York
Meriton Klloboçishta mori trofe në Amerikë. Ai ka mbaruar studimet e larta në degën Anglisht në Universitetin e Tetovës. Gjithmonë ka qenë i apasionuar pas stilimeve të flokëve dhe dukjes së jashtme të një personi. Në një event gala në SHBA, ku mbidhen bashkë më shumë se 10 mijë parukierë, estetistë dhe makeup artist, nga Amerkika dhe nga Londra, Meritoni arriti të dominonte me talentin e tij, ku u vlerësua në 10 më të mirët. Në këtë event Meritoni nuk aplikoi për t’u regjistruar, por u ftua nga organizatorët. Kjo është një arritje shumë e madhe për të, pasi çmimi i konfirmoi edhe një herë atij, se nëse ti vlen dhe ke një talent nuk ke arsye përse të mos dominosh në një treg botëror.
Livio Fetahu, nga olimpiadat në universitetin numër një të botës
Livio është rreth 23 vjeç. CV-ja e tij është aq e pasur me eksperienca të shumëllojshme dhe rezultate të shkëlqyera sa çdokush do t’i kishte zili. Pa përmendur diplomën që zotëron, marrë në një prej Universiteteve më të kërkuar në botë, Massachusetts Institute Of Technology. Një ëndërr në sirtar për shumë bashkëmoshatarë të tij në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri. Pas mbarimit të ciklit 9 – vjeçar, Livio iu drejtua gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku që në vitin e parë e përfaqësoi atë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, duke i dhuruar vendin e parë. Po gjatë atij viti, Livio arriti të bëhej pjesë e shoqatës së “Nxënësve të Talentuar në Matematikë”, ku në cilësinë e anëtarit përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën e Matematikës që zhvillohej në KepToën të Afrikës së Jugut dhe ku u nderua me çmim. Ishin pikërisht rezultatet e larta, ato që e shtynë djaloshin e talentuar të provojë dhe njëherë vetën. Kësaj rradhe drejt kontinentit amerikan. Ai mundi të aplikojë dhe të fitojë një bursë studimi në John Babst, High School në Bangor Maine USA. Një shkollë e njohur për cilësinë e saj.
Njihuni me regjisorin shqiptar që po fiton çmime ndërkombëtare me filmat e tij
Burim Haliti është regjisor dhe producent filmi. Ka përfunduar Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës për regji filmi. Ai ka qenë regjisor i serialit vendor “Cimerat”, i cili është transmetuar në Radiotelevizionin 21, ku janë xhiruar 150 episode. Këtë projekt të madh Burimi e ka realizuar që në vitin e dytë të studimeve për regji! Burimi ka filluar të interesohet për kinematografinë që në shkollën e mesme, ku iniciator ka qenë babai i tij i ndjerë Mufail Haliti, i cili ka qenë shumë artdashës e inovator dhe e ka orientuar Burimin në fushën e kinematografisë. Burimi në vitin 2013 ka realizuar një dokumentar të shkurtër të titulluar “Shpikja e Radios” në të cilin film protagonist është pikërisht babai i tij; i cili që në moshën 10 vjeçare kishte një radio, e cila punonte pa asnjë stimulim (rrymë apo bateri) por vetëm me një gur të çmuar nga miniera e Trepçës! Ky film u shfaq në disa festivale të rëndësishme nëpër botë, ndër to Krakoë Film Festival në Poloni dhe shumë gazeta vendore dhe ndërkombëtare kanë shkruar për këtë inovacion!
Ardian Hoxha, sipërmarrësi nga Kosova fiton dy çmime ndërkombëtare brenda javës
Ardian Hoxha, sipërmarrësi i suksesshëm, të mërkurën dhe të enjten arriti të fitojë dy çmime: Business Elite Aëard 40 under 40 në Amsterdam dhe in Awards (World Interior News wards) 2019 në Londër. Business Elite Award 40 under 40, në Amsterdam organizohet me qëllim të identifikimit të sipërmarrësve të shquar në botën e biznesit, vizionarët, inovatorët, ata që ndryshojnë mënyrën se si bëhen gjërat. Gjithashtu, në këtë mbrëmje Ardiani ishte i shoqëruar me Rina Malsori, drejuesve e kompanisë Frutti e cila po ashtu morri çmimin Elite’s Award 40 under 40.
Dua Lipa, fiton dy çmime Grammy
Këngëtarja e Pop-it Dua Lipa fitoi dy çmime të rëndësishme në eventin më të madh muzikor Grammy Awards. Këngëtarja britanike, me origjinë nga Shqipëria fitoi çmimet “Best Neë Artist” dhe “Best Dance Recording”. Ky i fundi iu dha për këngën “Electricity”, të cilën e ka realizuar me Silk City, Diplo e Mark Ronson. Në fjalën e saj në skenë ajo tha: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime.” 23 vjeçarja u vu në qendër të vëmendje me “Neë Rules” në 2017, pjesë e albumit të titulluar Dua Lipa. Albumi i saj ishte albumi i tretë më i transmetuar në UK, dhe i katërti globalisht në Spotify, sipas BBC.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.