Livio Fetahu, nga olimpiadat në universitetin numër një të botës » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 20/08/2019

Livio Fetahu, nga olimpiadat në universitetin numër një të botës

Share
nga Admin
Gus 20, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Ai quhet Livio. Është vetëm 23 vjeç. Por CV-ja e tij është aq e pasur me eksperienca të shumëllojshme dhe rezultate të shkëlqyera, sa çdokush do t’i kishte zili. Pa përmendur diplomën që zotëron, marrë në një prej Universiteteve më të kërkuar në botë, Massachusetts Institute Of Technology. Një ëndërr në sirtar për shumë bashkëmoshatarë të tij në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.

Për ata që e njohin Livion, nuk është vetëm djali i olimpiadave, siç e quajnë rëndom miqtë dhe pedagogët e tij, pasi nuk numërohen pjesëmarrjet dhe çmimet, por dhe një pianist i talentuar. Pra, një djalë i kompletuar, një aset i vërtetë që i nevojitet shoqërisë, një talent 360 gradë. Livio është një djalë i hijshëm, simpatik, paksa i ndrojtur, por me një energji pozitive të jashtëzakonshme, që të bën për vete sapo e takon.

U lind në qytetin e vogël të Kuçovës, por shumë shpejt familja do të transferohej në Tiranë, ku djaloshi u shqua për një inteligjencë të parakohshme që në hapat e para. “Ishte fëmijë dhe përpiqej t’i merrte maksimumin gjërave”. Kjo shprehje do të ishte rezumeja, të cilën prindërit e tij do të mësoheshin ta dëgjonin shumë shpesh nga edukatorët, mësuesit, pedagogët dhe bashkëpunëtorët e Livios në të ardhmen.

Lexo: Studentët amerikanë do të trajnojnë nxënësit shqiptarë

Arsimin 9-vjeçar e ndoqi në shkollën jopublike “Udha e Shkronjave” ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Krahas programit mësimor, Livio merrte rregullisht pjesë në olimpiadat që organizonte shkolla dhe jashtë saj, duke fituar çmime apo kupa, si në matematikë edhe në formimin e përgjithshëm.

Ndërkohë muzika vazhdonte të ishte pjesë e rëndësishme e kulturës mësimore të kohës, sa mund të thuhej me plot gojën, se në ato vite ajo ishte rivalja kryesore e matematikës, lëndën të cilën Livio e ardhuronte dhe që më pas do t’i kushtohej me shpirt dhe me zemër. Janë të shumta pjesëmarrjet e Livios në koncertet e ndryshme që organizonte shkolla, ku djali i vogël dallohej për dëshirën dhe pasionin me të cilin ia kushtonte të gjitha disiplinave.

Eksperiencat e para shkollore ishin mbresëlënëse. Ato e rradhitën Livion, një ndër nxënësit më të mirë të kësaj shkolle ndër vite.

Lexo: Ekspertet e IT. Ja tri vajza shqiptare që po shtrojnë rrugën e suksesit në botë

Pas mbarimit të ciklit 9 – vjeçar, Livio iu drejtua gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku që në vitin e parë e përfaqësoi atë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, duke i dhuruar vendin e parë.

Po gjatë atij viti, Livio arriti të bëhej pjesë e shoqatës së “Nxënësve të Talentuar në Matematikë”, ku në cilësinë e anëtarit përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën e Matematikës që zhvillohej në KepTown të Afrikës së Jugut dhe ku u nderua me çmim.

Ishin pikërisht rezultatet e larta, ato që e shtynë djaloshin e talentuar të provojë dhe njëherë vetën. Kësaj rradhe drejt kontinentit amerikan. Ai mundi të aplikojë dhe të fitojë një bursë studimi në John Babst, High School në Bangor Maine USA. Një shkollë e njohur për cilësinë e saj.