Por ndërkohë që beteja vazhdon për 5G, një ekip nga Universiteti i Juglindjes në provincën Jiangsu të Kinës, ka nisur kërkimet për rrjetin e brezit të gjashtë të telefonisë mobile (6G). Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë.
Lexoni gjithashtu:
Kina sapo lançoi rrjetin më të madh të teknologjisë 5G në botë
Drejtuesi i ekipit parashikon se 6G do të përfshijë një sferë më të gjerë, me shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe në krahasim me teknologjinë 5G. Ekspertët parashikojnë se teknologjia 6G do të vihet në funksion komercial brenda vitit 2030.
Shkurtesa G në 5G (6G) nënkupton “gjeneratë” dhe gjithçka ka filluar me gjeneratën 1G në vitet ‘90 duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.