Ja pse çdo sipërmarrës duhet të mundohet të bëhet monopolist

Ja pse çdo sipërmarrës duhet të mundohet të bëhet monopolist


Për shembull, monopolet natyrore ndodhin kur është e pamundur për të tjerët të ofrojnë mallra konkuruese për shkak të kostove të larta të fillimit të biznesit. Shumica e formave të infrastrukturës konsiderohen monopole natyrore, pasi krijimi i një rrjeti të ri rrugor ose rrjeti energjetik, veçanërisht pasi tashmë ekziston një i parë, është tepër i kushtueshëm.

Lexoni: Kufjet AirPod i dhanë Apple fuqi gati monopoliste mbi përdoruesit

Reputacioni i keq i monopolit vjen kryesisht për shkak të shfrytëzimit të lidhjeve politike për të “hequr qafe” konkurencën në vend të të vepruarit si një sipërmarrje që krijon vlera dhe zgjidh probleme. Kjo rezulton në zhvatjen e pasurisë nga biznesmeni monopolist dhe politik. Por ndërtimi i një biznesi me të cilin asnjë sipërmarrës tjetër nuk mund të konkurojë, i bën mirë konsumatorëve, të cilët do të fitojnë më shumë nga sipërmarrësit e tjerë që hyjnë në tregjet e tjera, duke gjeneruar kthime më të mëdha në planin afatgjatë.

Këtu janë katër mënyra se si mund të shndërroni biznesin tuaj jo vetëm në një kryesues të tregut, por në një monopol të shëndetshëm.

  1. Krijoni vlera të pazëvendësueshme

Kjo mund të duket e qartë, por shumë sipërmarrës nuk arrijnë ta vendosin kënaqësinë e konsumatorit si qëllim kryesor të biznesit të tyre. Nëse krijoni më shumë vlerë për klientët tuaj sesa konkurentët tjerë – natyrisht që ju dilni fitues.

Lexoni: Si të ndryshosh një treg? 3 Njerëz mjaftojnë

  1. Ofroni zbritje

Nocioni që ju duhet të rrisni sa më shumë çmimin për produktet tuaja është një mit. Puna juaj si sipërmarrës është të gjeni një strukturë kostoje që ofron një fitim edhe nëse kërkoni një çmim relativisht të ulët.

  1. Prodhoni atë që konsumatorët nuk e dinë që e duan

Askush nuk e dinte që njerëzit donin një smartphone para se të ekzistonte një i tillë, ashtu si askush nuk e dinte se ata donin një automobil para se të ekzistonte një i tillë. Me fjalë të tjera, mos u përpiqni të prodhoni atë që klientët tuaj thonë se duan – prodhoni atë që mendoni se do të duan. Cilësia, siç thonë ata, do të tejkalojë pritshmëritë e një klienti. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke ofruar diçka inovative, pa të cilën ata nuk mund të jetojnë.

  1. Jini njeri parimor

Ekzistojnë dy mënyra për t’u bërë të suksesshëm: Ose bëhuni ju të mirë ose bëni të tjerët të duken më keq. Është e lehtë të joshesh për të përdorur mashtrimet dhe favoret për të mposhtur konkurentët, por kjo nuk është ajo çfarë sipërmarrja përfaqëson. Sipërmarrësit parimorë që ofrojnë vlera mbi gjithçka tjetër janë heronjtë e vërtetë të tregut.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0