Si të ndryshosh një treg? 3 njerëz mjaftojnë


Shkruar nga Genti Zotaj, CEO Green Leaf

Isha 23 vjeç kur përfundova në një nga eksperiencat e punës më interesante dhe intensive të jetës sime. Më pas duke filluar karrierën, u mundova të bëhesha profesionist, të përgatisja plane e prezantime, të përshtatesha me ambientin.

T’i mbash gjërat thjesht ishte formula ime që funksiononte më mirë edhe në ambiente profesionistësh, banka ndërkombëtare, apo projekte të komplikuara.

Ajo çfarë mësova, u kthye në bërthamën time profesionale dhe tani po përpiqem ta ndaj në këtë shkrim. Shumë barsoleta fillojnë me “sa policë duhen për të…” apo “sa juristë, ekonomistë, politikanë etj…duhen për të bërë diçka të thjeshtë.  Zakonisht tre.

Atëherë, le të nisim, sa veta mendon duhen për të ndryshuar një treg? Ndoshta edhe një shtet?

13 vite më parë, në 2006 gjendem tek Iliria Palace, një lokal nate në Vlorë, plot me njerëz dhe shërbim për faqe të zezë. Në përgjithësi, monopolin e njerëzve interesantë e kishte Havana në Dhërmi dhe pak më në jug, Saranda bënte namin me lokale, ku mbizotëronte muzika popullore, tipit Mango. Kjo e linte Vlorën tek rangu i qyteteve familjare, thuajse të mërzitshëm.

Një vit më vonë e gjeta veten bashkëthemelues dhe menaxher i lokalit, që në verën e vitit 2007 e vendosi Vlorën në hartën e qyteteve me jetë nate. Një lokal që pati 1000-1200 veta në natë për gjatë gjithë verës.

Në Mars, mora vendimin që një lokal rroku dhe karaoke në Tiranë, ëndrra e çdo 23 vjeçari, ta zhvendosja në Vlorë. Në një zonë ku kishte prej ’90-ës që nuk kishte asgjë për t’a kthyer në klubin më të frekuentuar në Vlorë. E kjo do të shkonte aty aty me Havanën e 2007-ës. E gjithë kjo në vetëm 3 muaj.

Shumë mendonin që mbrapa qëndronte një mekanizëm i sofistikuar PR, menaxhimi, stafi etj. Ndërkohë, realiteti është që u deshën vetëm 4500 euro marketing (gjysma e xhiros së një dite normale), 1 designer, një producent reklamash në radio dhe unë.

Në një kohë kur t’i mbushje mendjen një DJ ndërkombëtar të udhëtonte në Shqipëri, ishte shumë e vështirë, u shkrova të gjithë kontakteve që arrita të gjej në internet. Me ndihmën e 2 shokëve të fëmijërisë, Nadorit dhe Enisit, arritëm të mbyllim 2 DJ Holandezë që kushtuan 600 – 1000 euro, 2 DJ Italian (Preciozzo një ndër ta, i famshëm në atë kohë) grupe rroku mes miqsh, 2 evente nga kompanitë e pijeve.  Shpenzova gjithë kursimet personale për të marrë Alex Gaudino (numri 4 në chartet Angleze të asaj kohe me Destination Calabria) si eventin kryesor. Zero muzikë popullore përfshirë atë greke, dhe 2 DJ rezident të muzikes elektronike të super talentuar, Emilio dhe Arbri mbyllen anën artistike.

OK, sakrifikova paratë që kisha kursyer për të blerë një makinë dhe gjithë verës lëviza me makina borxh, ku më e mira ishte golf 2, por ia vlejti. Pa Alex Gaudinon, do kishte mbijetuar ndonjë prej konkurenteve.

Bashkë me një mik dizajner, Henrin, ndër më të talentuarit që kam punuar deri më sot, ndërtuam një brand në më pak se 1 javë, me vetëm 1 kërkesë: “Henri të besoj 100%. Bëj diçka që kënaq shijen tënde dhe kaq mjafton”.

Marketing-u i çdo eventi javor ndërtohej në më pak se 3 orë, printohej deri në fund të ditës dhe të martën, Vlora dhe Tirana kishin çdo informacion për DJ-n ndërkombëtar, apo grupet e rrokut që do luanin në lokal. Reklama në radio ishte një mjet që e përdorëm për herë të parë mes lokaleve të asaj kohe. DJ Indri, me të njëjtin parim si për designin. Me një telefonatë, arrinte të mbyllte në rreth 2 orë spotet më cool të sezonit. Kisha vetëm një kërkesë: “Indri bëj diçka që do të pëlqeje”.

Edhe pse vitet kanë kaluar, sot, shikoj që historia përsërit veten duke qenë se ajo që po ngremë me Green Leaf prej vitit 2014 u bazua në të njëjtat parime. 3 njerëz që u besoj me zemër. Së bashku arritëm të hedhim bazat. Edhe pse sot rrjeti është zgjeruar dhe ekipi mes partnerëve është global, shkon në rreth 700 ekspertë, bërthama është po ajo, ndoshta është zgjeruar në 5-6, por kaq. Ndoshta më tepër do prishnin punë .

Gjej 2 shokë me të cilët dëshiron të kalosh kohën, ndaj të njëjtat interesa, libra, apo ku di unë dhe gjërat do të ecin.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale