Mos e humbni rastin të jeni pjesë e eventit më të madh të shitjes – Konventa e II-të për Menaxherët e Shitjes - Business Magazine Albania

Mos e humbni rastin të jeni pjesë e eventit më të madh të shitjes – Konventa e II-të për Menaxherët e Shitjes

~8 minuta lexim


Prej disa ditësh janë hapur aplikimet për Konventën e II-të për menaxherët e shitjes dhe përkundër numrit të madh të aplikuesve që janë pranuar deri më tani, ende ka mundësi të përfitoni nga ofertat më të mira për këdo që dëshiron të jetë pjesë e kësaj konvente.

 Aplikimi është ende i hapur!

Denis Gafuri, Sales Training është duke organizuar Konventen e II-rë për Menaxherët e Shitjes me titull “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” që do të mbahet më 1 Nëntor 2019Hotel VENUS, Prishtinë.

Kjo konferencë vjetore është programi i vetëm që bën bashkë 1 herë në vit ekspertë të shitjes për të ndarë idetë dhe çështjet e tyre të biznesit në shitje. Konferenca e vitit të kaluar pati 340 pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe rajoni. Konventa e I-rë i ndihmoi të gjithë pjesëmarrësit të zhvillonin bashkëpunime të reja dhe pozitive me njëri-tjetrin. Konventa po zhvillohet për të dytën herë, ku priten të jenë mbi 500 pjesëmarrës nga kompani të industrive të ndryshme të shitjes siç janë bankat, kompani të sigurimit, retail, prodhuese, FMCG si dhe pjesëmarrës individualë, etj.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e Madhe, Zvicra, Shqipëria, si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të suksesshëm vendorë. Denis Gafuri, së bashku me folësit e ftuar, do të ndajnë eksperiencat dhe do të diskutojnë për qasjen drejt të ardhmes me shitje kreative si dhe me këshilla për sukses në karrierë.

Lexoni: Denis Gafuri organizon konventën “Suksesi është qëllimi yt”

                                         Organizator:
Denis Gafuri /Kosovë)- Master trajner i shitjes, Folës Motivues | Konsulent |Ndërmarrës

                                            Folësit e ftuar:
Bruno Augustoni /Zvicër, Trajner ndërkombëtar për shitje dhe komunikim
– Jordan Berginc PHD/Slloveni: Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar
– Mirela Sula /Britania e Madhe themeluese e GLOBAL WOMAN
– Prof. Ass.Dr. Shaip V. Bytyçi /Kosovë- Dekan i Fakultetit Ekonomik Kolegji AAB, Ekspert ekonomiko – financia, Profesor i angazhuar në Universitetin e  Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, pronar i kompanisë “Konsulenca”
Eglent Bici / Shqipëri Sipërmarrës, Investor në Real Estate dhe themelues Mei Raality, Folës Motivues.

                                             Të ftuarit në panel:

– Fatmir Zymberi /Kosovë- themelues i disa kompanive të suksesshmë në Kosovë si JYSK, Scan Color, KFC
– Tamer Ibrahimi /Kosovë – është drejtor i marketingut ATALNTIC GROUP
– Alketa Vejsiu /Shqipëri, Producente, skenariste dhe prezantuese, themeluese e Class Make Up, Class Photography, Class Dress dhe revista Class
– Ermal Mamaqi /Shqipëri, Producent, ndërmarrës dhe themelues i “Ami Events”
– Ardian Hoxha /Kosovë, është themelues e ASK, DUPLEX Premium, Albafone, Green & Protein, Glam Radio, Travel Mate, and SushiCo
– Diola Dosti /Kosovë –Shqipëri, është PhDc në Nutrition /Food science. CEO e linjës se kozmetikës biologjike Dbotanical si dhe platformës online “Mësimet e Diolës”, si dhe Lektore e lëndës së Nutricionit pranë University of Business and Technology dhe Institutit Kulinar Neranxi. Gjithashtu dhe Kandidate në Globen Women Awards për vitin 2019.

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë: menaxherët, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, menaxherët e financave dhe profesionistët, menaxherët e financimit të financave, drejtorët ekzekutivë, shefi i marketingut, sigurimit shëndetësor, shitjet dhe menaxherët e shërbimit për klientë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e ekipit.

Programi përmban coffe-breaks, drekën, momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese, rrjetëzim, etj.

Një trajnim i vetëm me më shumë se 12 profesionistë të shitjes. Kjo ditë është mundësia e gjithësecilit të mësojë më shumë mbi shitjen dhe metodat e saj.

Lexoni: Vjen në 1 Nëntor Konventa e II-të për menaxher të shitjes: “Suksesi është qëllimi yt”

Mos e humbni rastin të jeni pjesë e eventit më të madh të shitjes në vend.

Oferta me çmim special vlen vetëm deri me datën 15.10.2019!

Për aplikimet deri në 15 Tetor çmimi i pjesëmarrjes është me 40% zbritje, pra 99 euro.
Në këtë çmim përfshihet pjesëmarrja ditore, dreka, dy coffe-breaks, materiali punues si dhe certifikimi.

Gjuha e punës është shqip dhe anglisht (me përkthim simultant).

Për dy e më shumë pjesëmarrës kontaktoni në sales@denisgafuri.com ose në numrin e telefonit +383 45 510 005, sepse ka oferta të veçanta.

Për rezervime, pyetje apo informacione të tjera kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0