Vjen në 1 Nëntor Konventa e II-të për menaxher të shitjes: “Suksesi është qëllimi yt”


Pas suksesit shumë të madh që pati Konventa e Parë e Menaxherëve të Shitjes e mbajtur vitin e kaluar për herë të parë në Kosovë, këtë vit organizohet Konventa e dytë e shumëpritur për shitje dhe komunikim “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” nga trajneri i shitjes Denis Gafuri më datën 1 Nëntor në Hotel Venus Prishtinë.

Organizim ky, i cili pritet të jetë i jashtëzakonshëm dhe më madhështor, për më shumë, këtë vit janë përzgjedhur të jenë të pranishëm folës mjaft të shquar në botën e shitjes nga Zvicra , Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të tjerë të suksesshëm vendor, të cilët do të jenë të pranishëm për të shpalosur eksperienca dhe për të shfaqur modelet e suksesit të tyre.

Kjo konventë paraqet një mundësi shumë të mirë për vetëpërmirsim duke marrë parasysh që një organizim i tillë është shumë i nevojshëm për menaxherët e shitjes, të marketingut, resurseve humane, drejtorët ekzekutivë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, profesionistët dhe udhëheqësit e ekipit.

Konventa përmban momente zbavitëse, befasira, sfida e diskutime bashkëpunuese, të cilat do të ndikojnë në krijimin e një baze dhe themelimin e një ideje që garanton suksesin e pjesëmarrësve në të ardhmen.

Për më shumë informacion rreth konventës, çmimeve të biletave dhe ofertave klikoni në linkun: http://salesconvention.biz/

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale