Është shkruar shumë për trashëgiminë e tij të madhe dhe të gjithë sipërmarrësit mund të mëosjnë nga biznesmeni i madh.
Lexoni: Si e ndërtoi Jack Ma gjigantin e internetit?
Këtu janë gjashtë këshilla:
- Mos i garoni amerikanët me lojën e tyre
Në fillim të viteve 2000, Alibaba, ende një kompani e re, po luftonte me gjigantin amerikan eBay për të fituar tregun kinez. Alibaba nuk kishte fuqinë ose paratë, por ajo njihte tregun vendor, të cilat i shfrytëzonte në avantazhin e saj – ku në fund doli fituese.
“EBay mund të jetë një peshkaqen në oqean, por unë jam një krokodil në lum. Nëse luftojmë në oqean, humbasim — por nëse luftojmë në lum, fitojmë”, tha Ma.
- Paratë e mëdha janë në bizneset e vogla
“Askush nuk bën para duke kapur balena, njerëzit bëjnë para duke kapur karkaleca,” kishte komentuar Ma rreth strategjisë së Alibaba-s. “Pra, ne u shërbejmë bizneseve të vogla”.
- Automatizoni gjithçka.
Aftësia e Alibaba për t’u zgjeruar, vjen nga vendimi i kompanisë për të investuar herët në teknologji të fuqishme që mund të përpunojë sasi të mëdha të të dhënave dhe të veprojë si një mendje e fuqishme.
“Për t’u bërë një biznes i zgjuar, firma juaj duhet të lejojë që të bëhen sa më shumë vendime operative nga makineritë që ushqehen nga të dhëna të drejtpërdrejta sesa nga njerëz që mbështeten nga analizat e tyre,” shkroi dikur Shefi i Strategjisë së Alibaba, Ming Zeng.
Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale botën e biznesit?
- Jini bujar me opsionet e aksioneve të punonjësve tuaj
Jack Ma i ofroi stafit të tij shuma të mëdha të kapitalit. Në vitin 2014, Fortune vërtetoi se Alibaba u ka dhënë punonjësve të saj gati 250,000 dollarë aksione për person.
- Të jesh themelues i një biznesi e-commerce ka të bëjë me njerëzit dhe klientët, asgjë tjetër
Ma në fillim të këtij viti në Paris tha: “Unë nuk di asgjë për teknologjinë, nuk di asgjë për marketingun, nuk di asgjë për proceset juridike. Unë di vetëm se si të punoj me njerëzit”.
- Fuqizoni të tjerët, sidomos të rinjtë.
Shumica e punës tuaj në e-commerce ka të bëjë me mbështetjen e të tjerëve. Një ish nënkryetar i Alibaba-s dikur tha për Ma se ai gjithmonë dëshironte të fuqizonte “djemtë e vegjël, kompanitë e vogla, NVM-të”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto