Organizim ky, i cili pritet të jetë i jashtëzakonshëm dhe më madhështor, për më shumë, këtë vit janë përzgjedhur të jenë të pranishëm folës mjaft të shquar në botën e shitjes nga Zvicra , Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të tjerë të suksesshëm vendor, të cilët do të jenë të pranishëm për të shpalosur eksperienca dhe për të shfaqur modelet e suksesit të tyre.
Kjo konventë paraqet një mundësi shumë të mirë për vetëpërmirsim duke marrë parasysh që një organizim i tillë është shumë i nevojshëm për menaxherët e shitjes, të marketingut, resurseve humane, drejtorët ekzekutivë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, profesionistët dhe udhëheqësit e ekipit.
Konventa përmban momente zbavitëse, befasira, sfida e diskutime bashkëpunuese, të cilat do të ndikojnë në krijimin e një baze dhe themelimin e një ideje që garanton suksesin e pjesëmarrësve në të ardhmen.
Për më shumë informacion rreth konventës, çmimeve të biletave dhe ofertave klikoni në linkun: http://salesconvention.biz/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.