Sipas rrjetit më të madh të shërbimeve televizive në internet, kjo rritje është e nevojshme, pasi po punohet shumë që abonentët të kenë më shumë programe dhe filma të rinj ne dispozicion në mënyrë që të përmirësohet përvoja e klientit, i cili do të mund të shikojë çfarëdo që ai do, kurdo që ai do dhe kudo që ai do.
“Ndërsa vazhdojmë të shtojmë më shumë shfaqje TV dhe filma dhe prezantojmë veçori të reja të produkteve, planet dhe çmimet tona mund të ndryshojnë. Ne gjithashtu mund të rregullojmë planet dhe çmimet për t’iu përgjigjur ndryshimeve të tregut lokal, siç janë ndryshimet në taksat lokale ose inflacioni. Kur ndryshojmë planet ose çmimet, ne jemi gjithmonë duke punuar për të përmirësuar përvojën e Netflix dhe për të investuar në përmbajtje cilësore për abonentët tanë në të gjithë botën,” shkruhet në faqen zyrtare të Netflix.
Nëse nuk doni që të vazhdoni me të njëjtin plan pagese, Netflix ju jep mundësinë të zgjidhni një plan tjetër si dhe nëse dëshironi të anulloni anëtarësimin, ju mund ta bëni pa problem.
Netflix ka zgjedhur këtë mënyrë të sinqertë dhe transparente duke përforcuar kështu marrëdhënien e tij me klientët.
Kjo mënyrë nga Netflix është shumë e mirë veçanërisht për kompanitë në tregun europian, ku shpesh herë ne si klientë gjendemi përballë rritjes së çmimeve si fakt të kryer dhe pa marrë një argument pse po ndodh kjo. Bankat rrisin komisionet mbi veprimet e thjeshta në llogaritë tona dhe na njoftojnë me një mesazh në celular, pa asnjë argument apo sqarim pse komisione të tilla aplikohen, të cilat tarifojnë me kosto shtesë për veprime të zakonshme në llogari.
Përpos bankave shpesh herë shohim rritje të menjëhershme të tarifave nga tre kompanitë celulare Vodafone, Albtelecom dhe Telekom Albania, pa një arsye dhe paralajmërim pse kjo po ndodh, duke mos u lënë klientëve mundësi zgjedhje.
E njëjta gjë ndodh me operatorët e internetit, të cilët ulin shpejtësinë e internetit në paketat e ndryshme, duke mos dhënë arsye dhe shpjegime pse e bëjnë këtë.
Lexoni: Çifti Obama po realizon 7 filma dhe seriale në Netflix
Këto dhe shumë shembuj të tjerë që ndodhin në tregun shqiptar na vënë në mendime se çfarë duhet të mësojmë ne si klientë dhe brandet gjithashtu nga mënyra e komunikimit të Netflix me klientët e tij.
Ndoshta kjo është me risk, por mbetet për t’u parë nëse do të çojë në rritjen apo uljen e klientëve të Netflix?
A do të ndërmarrin klientët ndonjë veprim apo do të vazhdojnë me të njëjtin abonim? Unë për vete nuk ndërmora asnjë vendim dhe po vazhdoj të kem të njëjtin abonim. Po ti?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.