Netflix po i kërkon konsumatorëve të bëjnë diçka të paimagjinueshme (A është kjo gjeniale apo diçka e çmendur) » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/08/2019

Netflix po i kërkon konsumatorëve të bëjnë diçka të paimagjinueshme (A është kjo gjeniale apo diçka e çmendur)

Share
nga Eridon Elshani
Gus 06, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Si do të reagonit ndaj kërkesës së fundit të Netflix?

Transmetuesi i famshëm i Televizionit dhe filmit dëshiron të ketë akses në aktivitetin tuaj fizik.

Pse Netflix dëshiron të dijë gjithçka për lëvizjet tuaja fizike?

Një zëdhënës i kompanisë deklaroi për Next Web:

Ne vazhdimisht po testojmë mënyra për t’u dhënë shikuesve tanë një përvojë më të mirë. Kjo ishte pjesë e një prove për të parë sesi mund të përmirësojmë cilësinë e transmetimit të videove kur një shikues është në lëvizje. Vetëm disa llogari janë vënë në provë, dhe ne aktualisht nuk kemi plane për ta vënë në funksion këtë veçori.

Ende jo.

Megjithatë, sa mund t’i besojmë Netflix-it?

Sa njerëz shikojnë Netflix ndërsa janë në lëvizje? A jemi kaq të fiksuar kur shikojmë diçka saqë duhet ta bëjmë gjatë gjithë kohës?

Personalisht jam në dyshime për këtë.

Kam frikë se Netflix thjesht dëshiron të dijë se çfarë po bëni kur shikoni filmat e tij.

Ose, përkundrazi, çfarë jeni duke bërë në përgjithësi.

INC