Të udhëtosh vetëm? Samsung jep shtatë këshilla për udhëtarët e vetmuar këtë verë - Business Magazine Albania

Të udhëtosh vetëm? Samsung jep shtatë këshilla për udhëtarët e vetmuar këtë verë


Kur vjen puna për të udhëtuar, vajzat janë ato që po thyejnë rregullat dhe kanë vendosur të udhëtojnë vetëm këtë verë, me mbi 4.6 milionë postime me hashtagun #solotravel të shpërndarë në Instagram. Të nxitur nga zhvillimi i teknologjisë, udhëtimi i pavarur është bërë më i lehtë, me femrat që përdorin smartfonët dhe aplikacionet e tyre të udhëtimit për të udhëtuar vetëm në destinacione të caktuara.

Lexoni: Samsung përballet me padi për smartfonët që “i rezistojnë” ujit

Vendet e preferuara të udhëtimit mbeten ato më pak të vizituara nga turistët – ku vajzat e reja zgjedhin destinacione të pazakonta dhe më pak të vizituara përkundrejt pikave të nxehta turistike në Europë si Roma, Londra ose Barcelona, ndërsa kërkojnë përvoja unike për të zbuluar dhe ndarë në kanalet e tyre sociale.

Për të përkrahur këtë trend, Samsung në partneritet me udhërrëfyesin e udhëtimit dhe influencuesin Anca Raluca Muresan, do të ofrojë një informacion të çmuar për mënyrën se si udhëtarët po eksplorojnë në vitin 2019; duke zhvilluar këshilla për udhëtaret femra që kërkojnë të eksplorojnë destinacionet më pak të zbuluara të Europës dhe të memorizojnë përvojat e tyre në Samsung Galaxy S10+ Performance Edition.

  • Mësoni 20 fraza kyçe para se të udhëtoni

Njohja e disa bazave të gjuhës vendase mund t’ju ndihmojë shumë. Kjo mund të funksionojë në favorin tuaj kur bëni pyetje të thjeshta, kërkoni drejtimin ose i drejtoheni dikujt për ndihmë. Plus, ju gjithashtu mund të fitoni respektin nga vendasit për këtë përpjekje.

  • Krijoni një kalendar aktivitetesh për vendet kryesore që do vizitoni

Ju do të dëshironi të ndani momentet tuaja gjatë udhëtimit me miqtë, familjen dhe ndjekësit tuaj. Jo vetëm që do t’i mbani të gjithë të azhurnuar me vendndodhjen tuaj, por mund t’i bëni edhe ata të duan të vijnë t’ju vizitojnë! Bëni një kërkim pak para se të niseni dhe planifikoni disa postime përpara udhëtimit tuaj, kështu që sapo të mbërrini në vend, ju mund të krijoni përmbajtjen që doni pa pasur shqetësimin e kohës.

  • Kaloni 30 minuta duke përcaktuar aktivitetet kryesore të çdo dite

Kur udhëtoni, ju vazhdimisht jeni duke përqafuar përvoja të reja. Ka shumë për të përtypur ndërkohë që shkrepni fotografi, shkruani mendimet tuaja në mënyrë që të mund të lidheni me këtë moment në të ardhmen. Galaxy S10+ Performance Edition ka një memorie massive prej  1TB – kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për hapësirën!

  • Kapni çdo centimetër të qytetit

Cdo qytet sjell pamje dhe sekrete pafund për ju për të kapur në objektiv. Përdorni lentet e  pabesueshme me kënd të gjerë të Galaxy S10+ Performance Edition për të fotografuar çdo pamje, me një lente 123 gradë të gjerë që është në gjendje të kapë aq sa mund të shihni me sy.

  • Shënoni vendet jashtë listës suaj të udhëtimit

Metropolitë e mëdha janë jashtë dhe destinacionet e veçanta janë në listë. Paraprijini trendit dhe provoni të udhëtojnë drejt një destinacioni të ri përpara se të jetë destinacioni i të gjithëve. Destinacionet më të veçanta për vitin 2019 përfshijnë Rumaninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

  • Udhëtoni si një vendas

Edhe pse marrja e një taksie për në destinancion është shpesh më i lehtë dhe më i përshtatshëm; një nga mënyrat më emocionuese dhe autentike për të udhëtuar nga A në B është duke përfituar nga sistemet e transportit publik lokal. Shpesh këto do t’ju japin një pamje të vërtetë të jetës si vendas; përveçe do t’ju ekspozojnë ndaj pamjeve dhe tingujve ju nuk do t’i hasnit në një rrugë tjetër.

  • Eksperimentoni me fotografitë tuaja!

Ndërsa jeni në një vend të ri të rrethuar nga zakone dhe njerëz të rinj, pse të mos eksperimentoni me stilin tuaj të fotografisë? Provoni të kapni ushqimin, stilin dhe gjithçka rreth në një mënyrë unike. Shto perspektiva të pazakonta, të tilla si shkrpje nga lart apo nga një platformë e ngritur. Për të marrë pamje profesionale, përdorni funksionin Shot Suggestion të Galaxy S10 + Performance Edition që vepron si një udhëzues.

Galaxy S10 + Performance Edition është partneri perfekt për udhëtarët e vetmuar. Me aftësi superiore të kamerës, ai kap çdo moment të udhëtimit tuaj në rezolucion të lartë. Pajisja prezanton pesë kamera, duke përfshirë një lente ultra të gjerë, që do të thotë se ekziston një lente për çdo moment. Veç kësaj, karakteristika inteligjente të tilla si udhëzuesi i përmbajtjes Shot Suggestion dhe Live Focus ju japin imazheve definicion dhe me të vërtetë sjellin pamjet e qytetit në jetë.

Lexoni: Samsung, Spin Digital dhe SES transmetojnë për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit

Prodhuar nga qeramika rezistente ndaj gërvishtjeve, Galaxy S10 + Performance Edition është celulari më i qëndrueshëm i Samsung, i cili paraqet një bateri që zgjat më shumë dhe deri në 1TB hapësirë të brendshme, duke e bërë kështu shoqëruesi juaj më i mirë i udhëtimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0