Samsung përballet me padi për smartfonët që "i rezistojnë" ujit

Samsung përballet me padi për smartfonët që “i rezistojnë” ujit


Samsung është në telashe për shkak të reklamave që tregojnë se smartfonët Galaxy mund të përdoren dhe nën ujë.

Rregullatori i konkurrencës në Australi paraqiti një padi kundër Samsung, ku shpjegohet se këto reklama janë mashtrime. Samsung prentendonte se paisjet janë rezistente në një thellësi deri në 1.5 metra për 30 minuta dhe tregonte përdorimin e tyre në oqean dhe pishina.

“Reklamat e Samsung janë mashtrime dhe falsitete që flasin për përshtatjen e telefonave Galaxy në të gjitha mjediset ku ka ujë,” tha Rod Sims, kreu i Komisionit të Konkurrencës dhe Konsumatorit për Australinë, gjatë deklaratës së tij.

Samsung, marka më e madhe e smartfonëve në botë, tha se do të mbrohej kundër kësaj padie.

Nëse padia mbështetet, Samsung mund të përballet me gjoba me vlerë miliona dollarëshe. Pas një ndryshimi të fundit në ligj, dënimi maksimal për secilën shkelje pas 1 shtator 2018, është 10 milionë dollarë australianë (7 milionë dollarë).

Rasti përfshin më shumë se 300 reklama Samsung në television, radio, online dhe rrjete sociale që prej shkurtit 2016 dhe përmend 15 modele Galaxy si Note 7, A8 dhe serinë e fundit S10.

Samsung është marka e dytë më e madhe e smartfonëve në Australi, pas Apple. Vitin e kaluar kompania shiti më shumë se 4 milionë paisje në Australi.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0