Bill Gates e mat suksesin me tre pyetje

Bill Gates e mat suksesin me tre pyetje

Bill Gates e mat suksesin me tre pyetje

Ndoshta keni arritur më shumë nga çfarë prisnit. Apo ndoshta ndiheni sikur nuk kani bërë mjaftueshëm dhe doni ta shtyni veten për të arritur më shumë. Cilido qoftë rrugëtimi juaj, tani është momenti më i mirë për të reflektuar mbi atë që ju pret përpara.Qëllimet tona janë të ndryshme, por Bill Gates përdor këto 3 pyetje për të matur suksesin e tij në jetë:

Lexo edhe: Përparimi drejt së ardhmes: “Seminari i Parë Kino-Europian në RISC-V dhe R&D për Arkitekturën Kompjuterike” Ndriçon Tiranën

1. ‘A i kam kushtuar mjaftueshëm kohë familjes sime?’

Paraja mund të blejë shumë gjëra, por nuk mund të blejë një minutë më shumë gjatë ditës.

Edhe pse me një axhendë të zënë, Gates gjen kohë për familjen e tij.

Ai shfrytëzon çdo mundësi: mëngjeset para se fëmijët të nisen për në shkollë, një serial të preferuar që familja e sheh së bashku, apo edhe momente në makinë duke dëgjuar muzikë. Ai nuk do të humbasë asnjë rast.

2. ‘A kam mësuar mjaftueshëm gjëra të reja?’

Gates është larguar nga Harvard në vitin 1975, por ai ende vazhdon të ushqejë mirë oreksin e tij për dije. Gates ka thënë se lexon 50 libra çdo vit: Është një nga gjërat më të mira që kam bërë që kur isha fëmi.

“Madje dhe gjatë udhëtimeve të mia nëpër botë, unë kërkoj të takoj shkencëtarë vendas dhe ndjek shumë kurse online. Por leximi mbete një nga mënyrat më të preferuara për të mësuar gjëra të reja dhe për të testuar ato që kuptoj”.

Mësimi i vazhdueshëm është thelbësor për një rritje të vazhdueshme, sukses dhe lumturi dhe ky është momenti më i mirë për t’ja nisur. Sidomos sot që gjithçka është online dhe nuk të duhet të shfletosh enciklopedinë.

3. ‘A kam krijuar shoqëri të reja dhe a kam thelluar ato të vjetrat?’

Të gjithë e njohin influencën që Warren Buffett ka patur në jetën dhe suksesin e Bill Gates. Kur është pyetur “Si e përkufizon suksesin?”, Gates nuk nguron të përmend mikun e tij Buffett: “Warren Buffett gjithmonë ka thënë se matësi më i mirë është nëse njerëzit që ke afër janë të lumtur dhe të duan”.

Në një shkrim në blog, Gates citon: “Kam mësuar shumë gjëra nga Warren këto 25 vitet e fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme e kësaj marrëdhënie është miqësia. Duhet të sillesh si ai shoku që do të doje të kishe”.

Shumë studime kanë sugjeruar se ka avantazhe të shumta në kultivimin e thellë të shoqërive. Marrëdhëniet që ne kemi apo krijojnë kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin tonë. Të kujdesesh për trupin është e rëndësishme, por të kujdesesh për marrdhëniet e tua është mirëqënie gjithashtu.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0