Si reagon trupi juaj nga stresi në punë?
Imagjinoni për një moment, sikur shefi ju ka dërguar email për një detyrë të papërfunduar. Trupi dhe mendja juaj reagojnë në çast, duke aktivizuar një reaksion fizik të quajtur përgjigjja e luftës ose fluturimit. Zemra juaj mund të shpejtojë ritmet, si dhe trupi pushtohet nga tensioni. E vetmja gjë që çoni ndër mend në ato momente, është pushimi nga puna, nëse nuk e bëni këtë punë. Pastaj, për të menaxhuar ankthin dhe ndikimet negative të tij, punoni deri natën vonë për të përfunduar detyrën.
Por çfarë ndodh nëse përjeton përvoja të tilla të vështira në punë çdo ditë?
Me kalimin e kohës, stresi kronik i punës mund të çojë në një sindromë psikologjike, të njohur si “burnout”. Shenjat paralajmëruese të burnout janë lodhje dërrmuese dhe një ndjenjë e mungesës së efikasitetit. Elementët stresues që ndikojnë në produktivitetin e punës lidhen ngushtë me “burnout”. Personat që preken nga kjo sindromë janë përgjithësisht ata që kanë shumë punë dhe pak pavarësi, njerëzit me pagë jo të kënaqshme, njerëzit që nuk respektohen si të tjerët.
Si ndikon stresi në punë?
Ekspozimi afatgjatë ndaj stresit që lidhet me punën, mund të ndikojë në shëndetin mendor. Sipas një studimi, rezulton se njerëzit, të cilët janë më “të vegjël” në ambientet e punës, kanë ngarkesën më të madhe në punë dhe mbi të gjitha ata kanë peshën më të madhe të presionit që ushtrohet në një ambient pune. Kjo çon në çrregullime të mëdha depresive dhe çrregullime të përgjithshme ankthi.
Nivelet e larta të stresit në punë dhe jashtë saj, mund të ndikojnë edhe në shëndetin fizik. Stresi kronik mund të ndikojë në shëndet duke ndërhyrë në sjellje të shëndetshme, siç është stërvitja, ngrënia e ekuilibruar dhe gjumi. Stresi i punës mund të dëmtojë kompanitë ose organizatat. “Burnout” redukton produktivitetin dhe gjithashtu çon në konflikt midis bashkëpunëtorëve, duke bërë që stresi të përhapet brenda një ambienti pune.
Lexo: Si të largoni stresin para kohës së gjumit
Të gjithë ne mund të përfitojmë duke mësuar aftësitë për të menaxhuar frikën dhe ankthin në punë. Ja disa mënyra për të përballuar stresin në punë:
- Strategjitë e relaksimit
Relaksimi ndihmon në mposhtjen e ankthit dhe stresit. Për shembull, relaksimi progresiv i muskujve, ndihmon në zvogëlimin e tensionit të muskujve që shoqërohet me ankth. Për të praktikuar këtë aftësi, uluni të relaksuar dhe mbyllni sytë. Duke relaksuar trupin tuaj, paralelisht ju relaksoni edhe një pjesë të madhe të muskujve. Çdo herë që lëshoni tensionin e muskujve, mendoni “të relaksoheni” për veten tuaj. Kjo aftësi dhe shumë strategji të tjera të relaksimit, mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të ankthit.
- Zgjidhja e problemeve
Zgjidhja e problemeve është një strategji aktive e përballimit që përfshin mësimin e njerëzve, për të ndërmarrë hapa specifikë, kur ato përshkohen nga bllokimi apo nga sfidat. Këto hapa përfshijnë definimin e problemit, zgjidhjen e problemeve të ideve, renditjen e zgjidhjeve, hartimin e një plani veprimi dhe testimin e këtij plani.
- Të jesh mendje hapur
Të qenurit mendje hapur është aftësia për t’i kushtuar vëmendje momentit aktual me kuriozitet, sinqeritet dhe pranim. Stresi mund të rritet kur kaloni kohë duke menduar për të kaluarën, duke u brengosur për të ardhmen, ose duke u angazhuar në vetëkritikë. Të jesh mendjehapur ndihmon në trajnimin e trurit për të thyer këto zakone të dëmshme. Ju mund të kultivoni aftësitë e vëmendjes përmes praktikës formale dhe ushtrimeve joformale. Terapitë e bazuara në mindfulness, janë efektive për uljen e simptomave të depresionit dhe ankthit.
- Rishikimi i mendimeve negative
Stresi dhe shqetësimi kronik mund të çojë njerëzit të zhvillojnë një filtër mendor, në të cilin ata automatikisht interpretojnë situata të ndryshme. Një person mund të arrijë në përfundime negative me pak ose aspak dëshmi dhe dyshon në aftësinë e tij për t’u përballur me stresorët. Për të rivlerësuar mendimet negative, trajtojini ato si hipoteza në vend të fakteve dhe shqyrtoni mundësitë e tjera. Ushtrimi i rregullt i kësaj aftësie, mund t’i ndihmojë njerëzit të reduktojnë emocionet negative në përgjigje të stresorëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.