Startup-et që po transformojnë stomatologjinë, mes tyre dhe një shqiptar - Business Magazine Albania

Startup-et që po transformojnë stomatologjinë, mes tyre dhe një shqiptar


Nëse jeni si shumica e njerëzve në planet, të shkuarit tek dentisti nuk është në krye të listës suaj të gjërave argëtuese. Por me inteligjencën artificiale (AI) dhe dizajnin e ri teknologjik dhe inovativ, kjo ka filluar të jetë pak më intriguese. IA nuk mund të jetë në gjendje të bëjë pastrimin e dhëmbëve akoma për ju, por me siguri do të ndryshojë përvojën tuaj herën tjetër që ju të jeni të ulur në karrigen e dentistit.

Si IA po ndryshon stomatologjinë?

Nga analizimi i rrezeve-X deri tek dokumentimi i rezultateve të vizitës suaj, do të mbështetet në inteligjencën artificiale për të bërë takimin tuaj me dentistin më të efektshëm dhe për të rritur kujdesin tuaj të dhëmbëve.

Lexoni: Dentem lançon përditësimin më të ri të Dx Vision

Dentem, startup-i shqiptar, që tashmë është zhvendosur në Toronto të Kanadasë, përdor teknologjitë më të fundit në fushën e Machine Learning apo aftësisë së makinerive për të mësuar nëpërmjet Neural Netowrk. Ata aktualisht ofrojnë Dx Vision që përdor machine learning për të vlerësuar imazhet dentare për zonat kritike dhe së shpejti do të ofrojë ndihmësin D, një asistent virtual që do t’i përgjigjet komandave zanore të një dentisti. Ofron shërbime softuerike të stomatologjisë që sinkronizojnë takimet në të gjitha platformat dhe i mban të gjitha të dhënat e pacientëve në mënyrë elektronike.

Ashtu si me aplikacionet e tjera të kujdesit shëndetësor, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të mbështesë dentistët si një mendim i dytë virtual kur ata të përcaktojnë një plan kujdesi shëndetësor. Në të ardhmen mund të prisni kujdes të përshtatur dentar në bazë të përbërjes gjenetike ose një dentist që mban syza të zgjuara, që jo vetëm i mbron ata nga pështyma, por u lejon atyre të shohin strukturën e kockave dhe të rrënjëve të dhëmbëve tuaj.

Si ka ndryshuar sigurimi dentar me anë të teknologjisë?

Beam, një ofrues sigurimi dentar PPO për kompanitë e vogla dhe të mesme, premton kujdes më të zgjuar dentar. Anëtarët e Beam marrin të gjitha pajisjet që kanë nevojë për t’u kujdesur për dhëmbët e tyre, duke përfshirë një furçë Beam, pastë dhëmbësh, kokat e rimbushjes që u dërgohen falas çdo 6 muaj në shtëpitë e tyre. Furça regjistron orën dhe shpeshtësinë e larjes së dhëmbëve të çdo personi dhe pastaj sinkronizon ato të dhëna me aplikacionin e kompanisë. Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar ofertat për sigurimin dentar, kështu që njerëzit sa më shumë të kujdesen për dhëmbët e tyre, aq më e ulët do të jetë edhe kostoja e tyre e sigurimit. Kjo qasje e re ndaj kujdesit dentar konsiderohet si “gjëja më inovative që ka ndodhur në tregun e sigurimeve dentare”.

Machine learning është kritik për vlerësimin e të gjitha të dhënave të mbledhura që vijnë në ofruesit e sigurimeve për të identifikuar mashtrimet potenciale. Kjo përcakton se si të dhënat e pacientit mund të përdoren nga algoritmet për të parë dhe mësuar informacionin kritik nga të dhënat e mbledhura që në fund mund të marrin vendimet e kujdesit dentar.

Lexoni: Dentem zhvendoset në Toronto. Startup-i shqiptar tani vlen 3 milionë $

Transformimi tek Milleniëls

Që kur milleniëls (18 – 35 vjeç) po bëhen pjesë e rëndësishme e ekonomisë, kompanitë po përpiqen të përshtasin produktet dhe shërbimet për t’u shërbyer atyre. Sipas Euromonitor 2018 Oral Care në raportin amerikan, e njëjta gjë vlen edhe për stomatologjinë. Dhe, meqenëse kjo demografi në përgjithësi nuk ndjek udhëzimet për kujdesin e duhur dentar të përcaktuar nga Shoqata Amerikane e Dentarëve, industria e ka punën e saj të ndarë për ta. Dhe, për të shtuar, kjo grupmoshë po përjeton më shumë probleme dentare duke qenë se kanë më shumë frikë të vizitojnë dentistin sesa grupet e tjera.

Kështu që, produkte të reja dentare si furça e dhëmbëve Quip dhe shërbimet e përmirësimet teknologjike janë projektuar dhe tregtuar pjesërisht që millenniëls të kujdesen për dhëmbët e tyre. Furça e dhëmbëve Quip u zhvillua në bashkëpunim me dentistët për të krijuar një furçë të përballueshme elektrike për të lehtësuar pastrimin. Quip ka krijuar furçën e dhëmbëve që Forbes e cilëson si “Telsa e furçës së dhëmbëve”. Këto risi vijnë si një strategji për t’u shërbyer milleniëlsve. Ka kompani të tjera si Colgate dhe Kolibree, një startup francez, që ofrojnë furça të dhëmbëve të lidhura. Cocofloss krijon fill dentar me ngjyra dhe me shije të ndryshme.

Lydian Dental ka të bëjë që “udhëtimi tek dentisti të jetë më i përshtatshëm, i përballueshëm dhe argëtues” përmes një zyre të lëvizshme që ndalon tek kompanitë e mëdha për të ofruar kujdes dentar të përshtatshëm për punonjësit në dhomat e trajtimit të pajisura me Netflix. Inovacione të tjera në kujdesin dentar përfshijnë ortodontinë me kosto më të ulët dhe furçat e lidhura me aplikacione ose lojëra për të inkurajuar higjienën e mirë të gojës.

Me gjithë këtë dizajn teknologjik dhe inovativ, higjiena e mirë e dhëmbëve ndoshta tani do të jetë në krye të listës suaj.

Lexoni: Dentem sjell Dx Vision – E ardhmja e njohjes së imazhit tashmë në çdo klinikë dentare

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0