Dentem lançon përditësimin më të ri të Dx Vision

Dentem lançon përditësimin më të ri të Dx Vision


Në një postim në medium.com, Alen Saqe bashkëthemelues i Dentem shprehet për Dx Vision se, “Ne kemi punuar shumë në lidhje me përpjekjet tona kërkimore për të sjellë vizionin kompjuterik në çdo praktikë dentare.

Deri më tani rezultati ynë ka qenë i mrekulleshëm, kështu që ne vendosëm ta ngrinim një nivel më lart. Pas lançimit të përditësimit të fundit (RC) kemi pasur një set të dhënash për të ndërtuar modelin e parë për rrezet X dentare. Në modelin tonë të fundit kemi pasur më shumë se 600 imazhe dhe 4500 pika të dhënash. Ne duam t’ju tregojmë rezultatin tonë në përditësimin e fundit.”

Dx Vision është një nga projektet më të mëdha kërkimore dhe zhvillimore të Dentem. Quhet me emrin e koduar “Dx Vision” dhe ajo që bën, është analizimi i rrezeve X për të përcaktuar të gjithë objektin (implantet, mbushjet, etj) në të.

Lexoni: Dentem sjell Dx Vision – E ardhmja e njohjes së imazhit tashmë në çdo klinikë dentare

 

Pas aplikimit të të dhënave të reja dhe dhjetëra mijëra hapash, rezultatet duken si më poshtë.

Ajo që mund të shohim qartë është se algoritmi i ri i trajnuar me një grup më të pasur të dhënash mund të zbulojë më shumë objekte me saktësi më të madhe. Dx Vision do të shkojë më tej me mijëra imazhe dhe dhjetëra mijëra pika të dhënash për versionin e parë të algoritmit.

Një tjetër shembull e gjeni më poshtë:

Para:

Pas:

Ky është statusi i projektit Dx Vision R&D deri më tani. Në ditët në vijim, ky model i ri do të lançohet për të gjithë përdoruesit si një shërbim dhe do të hapet një platformë e re për të gjithë dentistët dhe studentët dentarë në të ardhmen e afërt.

/medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0