Instagram po kthehet në platformën më të madhe e-commerce - Business Magazine Albania

Instagram po kthehet në platformën më të madhe e-commerce


Influencers dhe kompanitë që punojnë me markat në Instagram së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin funksionalitetin checkout (arkës) brenda aplikacionit, për të cilën kompania filloi testimin që në muajin Mars, sipas The New York Times.

Lexoni: Nën moton “E ardhmja është private” Facebook sjell 5 njoftimet më të rëndësishme nga konferenca F8

Funksionaliteti Checkout në aplikacion u mundëson konsumatorëve të vendosin çmimin e produktit në një postim, të zgjedhin detajet e produktit si madhësia dhe ngjyra përpara se të klikojnë mbi një buton “Checkout in Instagram” dhe të fusin informacionin e pagesave dhe të transportit për të përfunduar blerjen, të gjitha pa u larguar nga aplikacioni.

Për të filluar, 23 marka do të punojnë me 55 llogari krijuese të përmbajtjes. Instagram aktualisht nuk merr pjesë parash në shitjet, por tarifon markat që përdorin shërbimin e checkout.

Përgjigjia për këtë funksionalitet ka gjasa të jetë një hap tjetër në procesin e shndërrimit të Instagram si një platformë e-commerce e plotë.

Checkout në aplikacion përfundimisht mund të vihet në dispozicion të të gjitha markave dhe influencers, madje edhe të përdoruesve të rregullt, duke bërë që shumica e postimeve, pse jo dhe të gjitha të jenë gati për t’u shitur. Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë më e lehtë për Instagram të bëhet një destinacion pazari, sepse do të ofronte një eksperiencë të qëndrueshme dhe të efektshme të checkout.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “E ardhmja e Facebook nuk janë vetëm reklamat”

Është e mundur që funksionaliteti të jetë në dispozicion për shumicën e tregtarëve dhe influencers të tyre të zgjedhur, pasi kjo do t’i jepte Instagram përvojë të unifikuar. Instagram mund t’u japë të gjithë përdoruesve këto mjete, sepse do të ndihmonte në përfshirjen e përdoruesve në platformën e saj të e-commerce dhe potencialisht të ndërtonte reputacionin e saj si një opsion për shitje me pakicë.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0