SprintUP: Inno-Tech Camp Tirana 2019. Startupe të reja trajnohen për të “sprintuar” nga ideja në sipërmarrje - Business Magazine Albania

SprintUP: Inno-Tech Camp Tirana 2019. Startupe të reja trajnohen për të “sprintuar” nga ideja në sipërmarrje



Ishin 2 fundjavat e para të Marsit, koha kur u zhvillua Inno-Tech Camp Tirana 2019, programi i tipit Bootcamp që bëri bashkë të rinj me ide inovative të cilat dëshirojnë ti kthejnë në biznese nëpërmjet përdorimit të teknologjisë.

Pas aplikimeve të shumta u përzgjodhën 20 të rinj të moshave 18 – 25 vjec nga shkollat e mesme, studentë nga fakultete të ndryshme apo edhe të diplomuar të cilët i bashkonte në këtë program mendimi sipërmarrës dhe dëshira për të realizuar ëndrra.

Programi Sprint Up u organizua nga Center for Business Technology Leadership dhe Innovate Academy, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe American Corner.

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 52 të saj.

Në dy ditët e para u trajtuan prezantimet fillestare të startupeve që operonin në fusha të ndryshme si Turizmi – duke krijuar platforma për tërheqjen dhe orientimin e turistëve të huaj apo vendas dhe përfshirjen e përvojave të veçanta në udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri – apo marketingu, sektori i shërbimeve, ku idetë varionin nga zgjidhjet software në dizenjimin e pajisjeve fizike inovative në funksion të nevojave të biznesit.

Qëllimi i programit ishte orientimi i të rinjve drejt botës së sipërmarrjes, prezantimi i rëndësisë së përftimit të mendësisë së duhur, aventurat dhe sfidat e këtij rrugëtimi si edhe vlerat e zhvillimit të një mjedisi të shëndetshëm për kultivimin e sipërmarrjes në stilin e të jetuarit.

Në këtë program intensiv të rinjtë morën doza të fuqishme motivimi, përgatitje për të përmirësuar dhe strukturuar idenë e tyre të biznesit. Mësuan si të identifikojnë modelin e duhur të biznesit, si të zgjedhin strategjinë më efektive të marketingut nisur nga faza ku ndodhet biznesi i tyre dhe si ta prezantojnë sipërmarrjen e tyre më mirë përpara investitorëve.

Vlen për t’u theksuar se këto ditë nuk ishin trajnim teorik, pasi trajnerët dhe mentorët që u angazhuan janë aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startupeve dhe inovacionit në Shqipëri.

Përgatitja dhe edukimi erdhi natyrshëm ku përveç prezantimeve, pjesë e rëndësishme ishin bisedat dhe diskutimet me shembuj personalë të sukseseve apo dështimeve, të ardhura nga përvojat disa vjeçare të tyre në drejtimin e bizneseve në mjedisin ku ne jetojmë.

Të mbledhur së bashku nën grupimin Inovate, trajnerët në këtë event ishin personazhe të njohur të botës së sipërmarrjes në vend si Tan Mezini (DuaPune.com), Zen Marku (HapIde Kombinator), Gerti Boshnjaku (New Media Communications & Business Mag Albania), Tomi Kallanxhi (Shpi.al) dhe Kushtrim Shala (ICTS Media).

Pjesë e programit ishin dhe takimet me mentorë të ndryshëm, ku përmendim Alban Duka, Gerion Treska, Engjëll Raklli, Erjon Çuni, Driton Musolli etj., të cilët u angazhuan me startupet për të ofruar këshilla për t’i asistuar ata të vërenin perspektiva të reja në mënyrat se si e shikonin idenë e tyre.

Përvojat që u ndanë ishin shumë dimensionale pasi erdhën nga Silicon Valley dhe New York nëpërmjet lidhjeve direkte online me Aleksander Bello, shqiptarin që punon prej disa vitesh tek Whats App dhe Endri Mataj, që punon si Global Product Manager pranë gjigandit Ernst & Young.

Vlerë e jashtëzakonshme kjo lidhje për të gjithë, pasi opinionet e tyre sollën një pasqyrim se çfarë po ndodh në ato vende ku shkenca dhe inovacioni nuk ecin por vrapojnë dhe se sa mendjehapur dhe të përgatitur duhet të jemi për ta përdorur në mënyrën më të mirë në kohët që po jetojmë.

Pas fundjavës së parë, të rinjtë u angazhuan në mënyrë individuale për të përmirësuar planet e tyre të biznesit duke reflektuar njohuritë që përftuan nga trajnimi.

Në ditën e fundit, trajnerët u fokusuan tek teknikat e prezantimit, të ashtuquajtur “pitch” dhe u morën shembuj nga pitch-e reale dhe u analizuan në detaje duke kuptuar rëndësinë që ky proces ka në suksesin e biznesit.

Pas kësaj, startupet e reja prezantuan idetë e tyre brenda 3 minutave përpara një jurie dhe u vlerësuan 3 idetë më të mira në fazën aktuale.

Ky format, i cili u realizua për herë të parë në Shqipëri synon të kthehet në traditë nën nismën Inovate, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme të startupeve në Shqipëri.

Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0