Richard Branson nuk është miliarderi i zakonshëm.
Pavarsisht faktit që ka akumuluar shumë në jetën e tij dhe ka disa eksperienca biznesi, ai gjithmonë kthehet te këshilla që i ka dhënë nëna e tij:
“Kurrë mos e kthe kokën pas i penduar. Lëviz dhe kërko diçka të re”.
Ai e mësoi këtë leksion herët në jetë. Gjatë rinisë ai nuk ishte një student i shkëlqyer për shkak se vuante nga disleksia dhe ishte shumë i turpshëm në prani të njerëzve. Kur ishte 5 vjeç, e ëma vendosi t’i japë një mësim të mirë. Duke u kthyer për në shtëpi, ajo ndalon makinën në rrugë të panjohur dhe i jep Richard-it udhëzime për t’u kthyer vetëm në shtëpi. Më pas i hipën makinës dhe largohet.
Lexoni: 11 Thënie frymëzuese nga Richard Branson
Aspak e zakontë, por në fund pati vlerë. Richard Branson filloi t’i shihte sfidat e ndryshme në jetë si mundësi të reja. Tashmë çdo gjë ishte e qartë. Thjesht lëviz te diçka e re, më e madhe. Nuk ia vlen të shpenzosh kohë duke analizuar gabimet e mëparshme dhe duke u ndjerë keq me veten. Kjo është diçka stresuese dhe ndikon negativisht në vetë-besimin tuaj. Më mirë përdoreni këtë energji për projekte të reja.
Me këtë mësim fëmijërie, Branson ushqeu udhëtimin e tij të sipërmarrjes.
Por ai ka patur dhe momente të vështira në jetën e tij. Fillimisht ka jetuar me bashkëshorten në një varkë, deri kur një ditë ajo u përmbyt. Ata kuptuan se nuk u mungonte gjë tjetër veç albumit me fotografi familjare. Po njësoj u ndjenë edhe kur shtëpia e tyre ne Londër u mbulua nga flakët, duke shkatërruar çdo gjë.
Askush nuk do ta kishte kaq të lehtë të ecte përpara duke humbur çdo gjë që ka mbledhur gjatë jetës. Por Richard Branson zgjedhë të ndjekë këshillën e vogël të nënës, si në karrierë ashtu dhe në jetën e tij personale.
Si mund ta përdorni këtë njohuri për t’u përmirësuar:
Kur e gjeni veten të fokusuar në mundësitë e humbura apo gabimet e së shkuarës, ngrihuni dhe merrni frymë thellë. Shkëputuni nga mendimet duke vepruar ndryshe.
Bëni shëtitje në një vend të qetë, luani me kafshët, dëgjoni muzikë me ritëm dhe kërceni si të jeni i pirë gjatë një koncerti. Më pas uluni, merrni një bllok shënimesh dhe shkruani pikat ku do të fokusoheni në vazhdim. Këtu nis magjia e vërtetë.
Lexoni: Pse Richard Branson është kaq i suksesshëm?
Ai gjithmonë ka ëndërruar të jetë sipërmarrës dhe ka punuar për këtë që 16 vjeç, kur krijoi revistën e Studentit, për t’u dhënë zë problemeve të rinisë në vitet ’60 siç ishte dhe Lufta e Vietnamit.
Sot e njohim si manjati i biznesit që qëndron pas Virgin Group, kontrollon 400 kompani dhe të ardhurat e tij kapin vlerën e 20 miliardë dollarëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.