Këmbëngulja është pa dyshim një nga tiparet kyҫe që unë i dalloj nga intervistimi i disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Podkastin e DealMakers. Sipërmarrja nuk është një vijë e drejtë dhe procesi vetë ka shumë ulje dhe ngritje.
Këtu janë shtatë fotografi që tregojnë se sa larg kanë shkuar sipërmarrësit më të famshëm sot me arritjet e tyre.
1) Mark Zuckerberg
Këtu është Mark Zuckerberg në dhomën e tij të fjetjes në fillim të ndërtimit të Facebook-ut në vitin 2005.
Tani jo vetëm që është një nga njerëzit më të pasur në histori, dhe për mirë apo për keq, lirisht mund të konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në botë. Një mësim i rëndësishëm nga Marku është që: nuk duhet të presësh për të shfrytëzuar potencialin tënd maksimal.
Nga të gjithë sipërmarrësit dhe investitorët e lartë që kam intervistuar në podcastin e DealMakers, shumë prej tyre kanë studiuar në kolegjet më të mira, por si Marku, kanë filluar sipërmarrjet e tyre para se të nisin shkollën, ku shpesh edhe e kanë lënë. Mos prisni që t’i filloni sipërmarrjet tuaja.
2) Elon Musk
Këtu është në fotografi me bashkë-themeluesin e PayPal Peter Thiel. Elon Musk sigurisht që ka ndryshuar shumë sot. Si shumë nga kolegët e tij, që janë transformuar nga të fiksuar pas teknologjisë në sipërmarrës të famshëm, është e qartë që mund ta përmirësosh shumë imazhin tënd duke u bërë i suksesshëm dhe duke ia kushtuar vizionin tënd botës.
Ndërtoni biznesin tuaj, fitoni para, pastaj shqetësohuni për t’u dukur bukur.
3) Jeff Bezos
Bezos ka ndryshuar krejtësisht pamjen e tij nga koha kur është bërë kjo foto. Ai tani po i ndërron garderobat e tij të hijshme për të plotësuar trupin e tij, muskuloz.
Kjo foto pothuajse duket sikur është nga një kohë krejtësisht e ndryshme. Sipërmarrësit, investitorët dhe udhëheqësit e sotëm janë padyshim lexues të rregullt të librave, por ne sot nuk na zë syri më një sasi kaq të madhe të librave. Në atë kohë, shumë pak njerëz kanë menduar se vizioni i tij për kompaninë Amazon do të ishte i mundur ose se do të ishte kaq i suksesshëm. Gjithnjë mendoni se si të bëni revolucion në sa më shumë industri që mundeni.
4) Warren Buffett
Buffet duket si i pavdekshëm pasi shumica prej nesh kanë dëgjuar për të. Padyshim, është një nga mendjet më të talentuara të biznesit në kohën tonë. Warren haptazi nuk i ka harruar kohët e hershme të jetës së tij, punën e vështirë, ose disiplinën financiare të nevojshme për të ndërtuar biznese të mëdha dhe për të menaxhuar fondet e investitorëve.
5) Steve Jobs
Këtu kemi një nga ato fotografitë interesante, të një prej sipërmarrësve më të famshëm, Steve Jobs.
Pavarësisht nga filmat që e kanë zmadhuar së tepërmi udhëtimin e Jobsit në jetë, ai me të vërtetë nuk ka gëzuar famën dhe respektin që zotëron sot deri në krijimin e iPad-it dhe iPhone-it, në të 50-tat e tij. Në fakt, mosha mesatare e sipërmarrësve të suksesshëm mund të jetë shumë më e lartë se sa mendoni.
6) Bill Gates
Një flashback klasik i themeluesit të kompanisë Microsoft.
Bill Gates ka bërë një rrugë shumë të gjatë. Jo vetëm duke menaxhuar suksesin e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij, por edhe duke u bërë një nga filantropët më të rëndësishëm të kohës sonë. Ai po bën një ndikim shumë të madh në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të njerëzimit.
7) Richard Branson
Konsiderohet si sipërmarrësi më i pëlqyer i kohës sonë. Richard Branson nuk ka ndërtuar vetëm markat legjendare të industrisë së muzikës, por është përfshirë edhe në fushën e hapësirës.
Megjithatë, Bransoni, i cili është disleksik, e filloi veprimtarinë e tij me krijimin e një reviste studentore ndërsa ishte në shkollë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.