Gjërat që nuk i dinit për Sheryl Sandberg, një ndër femrat më të suksesshme sot në botë - Business Magazine Albania

Gjërat që nuk i dinit për Sheryl Sandberg, një ndër femrat më të suksesshme sot në botë


Sheryl Sandberg, shefe e operacioneve të Facebook dhe autorja me librin më të shitur “Lean In: Women, Work, and the Will to Lead”, është një ndër femrat më të suksesshme sot në botë.

BusinessMag po ju sjell në këtë artikull disa nga gjërat e jetës së saj, të cilat nuk janë shumë të njohura për publikun.

Lexoni: Thënie motivuese nga Sheryl Sandberg për jetën, lidershipin dhe barazinë

Ajo ishte pjesë e stafit të sekretariatit amerikan nën administrimin e Clinton

Në vitin 1999, në moshën 29-vjeçare, Sandberg shërbeu si Shefe e Shtabit të Thesarit në Sekretariatin Amerikan në administatën e Clinton.

Sandberg dhe Zuckerberg u takuan në një festë Krishtlindjesh

Në vitin 2007, Sandberg dhe Zuckerberg u takuan në një festë Krishtlindjesh në Silicon Valley. Një vit më vonë, Sandberg u bashkua me ekipin e Facebook.

Eric Schmidt e bindi atë të bashkohej me ekipin e tij

U deshën disa taktika bindëse nga Eric Schmidt, i cili ishte CEO i kompanisë në atë kohë, për të bërë që Sandberg të bashkohej me Google.

Ajo është gruaja e parë që u emërua në bordin e Facebook

Në vitin 2012, katër vjet në karrierën e Sandberg si COO e Facebook, ajo u bë gruaja e parë që u bashkua me bordin drejtues të Facebook.

Lexoni: E ardhmja është rozë – Suksesi i grave mes një rrugëtimi të mundimshëm

Për t’u çlodhur, ajo sheh TV

Në mënyrë që të relaksohet dhe të çlodhet pas një dite të ngarkuar, Sandberg pranoi se ajo kënaqet duke parë TV.

Ajo përdor një fletore spirale për të organizuar ditën e saj

Sandberg është me metodën e vjetër kur bie fjala për organizimin. Në fakt, sipas Fast Company, ajo ka me vete gjithmonë një fletore me spirale, ku mban shënime rreth mbledhjeve që bën dhe pikat e diskutimit.

Ajo zgjohet herët dhe shkon për të fjetur herët

Sandberg zakonisht arrin në punë rreth orës 7 të mëngjesit dhe përfundon rreth orës 5:30 të pasdites. Në këtë mënyrë ajo mund të kalojë kohë me fëmijët e saj, deri në orën 9:30, kur ajo shkon të flejë.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0