Unioni i Eksportuesve Shqiptar thirrje për stabilitet dhe progres ekonomik të vendit - Business Magazine Albania

Unioni i Eksportuesve Shqiptar thirrje për stabilitet dhe progres ekonomik të vendit


Unioni i Eksportuesve Shqiptar po ndjek me vëmendje e shqetësim të thellë situatën politike, ekonomike e sociale të vendit, pasi si pasojë e kësaj situate po ndodh një frenim në procesin integrues të vendit.

Kjo situatë ka efekte reale të drejtpërdrejta në ekonomi duke patur një ndikim negativ në sezonin turistik të ardhshëm, që padyshim përbën shqetësim serioz. Mirëpo, Unioni i Eksportuesve Shqiptar ngre alarmin që aktorët e faktorët që kanë sjellë këtë situatë apo kanë detyrim për menaxhim e stabilitet të vendit, duhet:

  • të ekspozojnë realisht pasojat tejet negative tashmë të ndodhura për ekonominë, për eksportet, për investimet e reja me kapital vendas apo të huaj dhe për zhvillimin e vendit në përgjithësi, si dhe
  • të marrin përgjegjësi e angazhim konkret për të gjetur zgjidhje e stabilitet dhe të minimizohen këto pasoja

Kjo situatë me tendenca anarkiste e nxitëse konflikti ka eklipsuar çdo debat dhe proces në funksion të zgjidhjeve të problematikave të ekonomisë, përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së investimeve e eksporteve.

Sipas statistikave, muaji i parë i vitit u mbyll me 7.3% rënie të eksporteve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2018 – tendencë e cila nëse vijon edhe më tej do ndikojë drejpërdrejtë në mos hapjen e vendeve të reja të punës, rënien e investimeve nga sektori më vital i ekonomisë. Gjithashtu, krahas problemeve të zhvlerësimit të euros, mungesës së fuqisë punëtore dhe mosrimbursimit të TVSH-së,  po t’i shtohet dhe destabiliteti, do ishte fundi i eksportuesve dhe fasonëve.

Goditja e iniciativës dhe e besimit të sipërmarrjes se ‘në këtë vend mund të bëhet biznes qetësisht’, ku siguria e pronës dhe kapitalit ‘nuk rrezikohet nga dinamika revulocionare apo zhvleresimi i proceseve institucionale’ do e dëmtojnë drejpërdrejtë dhe në afatgjatë zhvillimin e shpresën për zhvillim të këtij vendi.

Situata ku prona dhe sipërmarrësit do të jenë të kërcënuar, do bëjë që këta të fundit (vendas apo të huaj) të largohen në mënyrë definitive nga çdo ide e projekt zhvillimi këtu, e madje edhe nga Shqipëria – ndoshta edhe definitivisht, nën efektet e idiomës pesimiste se ‘ky vend nuk bëhet’! Për rrjedhojë edhe Unioni i Eksportuesve Shqiptar u bashkohet gjithë zërave dhe faktorëve politik, institucional, social e mediatik vendas e të huaj, të cilët kërkojnë që arsyeja, kushtetuta, ligji dhe institucionalizmi të jenë udhërrëfyes në vendimarrjet e qëndrimet politike si e vetmja rrugë që garanton stabilitetin dhe progresin ekonomik të vendit – në emër të të cilit deklarohen të gjitha palët.

Lexoni: Ja ndryshimet e taksave dhe tarifave nga 1 Janari 2019

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0